E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PDK Gjini në Pukë, flet për situatën politike

Në një vizitë të tij në rrethin e Pukës me rastin e festave të fundvitit deputeti i PDK-së Frrok Gjini i ka garantuar qytetarëve mbështetje të plotë nga partia që ai përfaqëson. Gjithashtu Gjini u ka kërkuar falje atyre për votën e dhënë për partinë në pushtet. 

PUKE- Gjatë një koncerti festiv në prag të Krishlindjeve në Bashkitë e Pukës, Fushë Arrëzit dhe në Komunën e Gjegjanit, deputeti i PDK-së Frrok Gjini, u ka garantuar qytetarëve mbështetje të plotë nga partia që ai përfaqëson. Duke u ndalur në situatën politike në vend, ai ka theksuar dhe pozicionin që po mban PDK-ja kundrejt qëndrimeve të kryeministrit, i cili sipas deputetit Gjini, Berisha ka shkelur marrëveshjet me forcat politike të kolaicionit, duke rrezikuar kështu dhe zgjedhjet e ardhshme. Deputeti Gjini, teksa ka uruar banorët e këtyre zonave për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ka zgjedhur tu kërkonte falje malësorëve që qeveria për të cilën ai u kishte bërë thirrje të votonin, nuk e mbajti premtimin për zbutjen e papunësisë. Deputeti i PDK-së Gjini, ka theksuar që edhe pse partia që ai përfaqëson nuk është pjesë e qeverisjes, si forcë politike e djathtë do të jetë e angazhuar për të përmirësuar jetën e çdo familjeje shqiptare. Gjatë turit të tij në rrethin e Pukës deputeti i PDK-së, Gjini i shoqëruar dhe nga artistë të mirënjohur shqiptar, kanë krijuar një atmosferë vërtetë festive në rrethin verior. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›