Lezhë, ngrohja e shkollave me gaz, fëmijët në rrezik
Mungesa e ngrohjes në shkollat e rrethit të Lezhës e ka bërë të papërballueshëm procesin mësimor, si rezultat i temperaturave të ulëta. Mungesa e fondeve ka bët që zgjidhja të gjendet tek ngrohja me gaz, e cila nuk është në parametrat e duhura.
LEZHE- Stina e dimrit krijon probleme dhe në mbarvajten e procesit mësimor dhe kjo pasi temperaturat e ulëta bëhen të papërballueshme si rezultat i mungesës së ngrohjes në ambientet shkollore. Për të zgjidhur këtë situatë në rrethin e Lezhës është ndërhyrë me sigurmin e ngrohjes me gaz, e cila nuk është në parametrat e një sigurie të plotë ndaj edhe rreziku është i pranishëm. Mungesa e fondeve për ngrohjen e ambienteve shkollore gjatë dimrit ka sjellë një zgjidhje alternative në shkollat e Bashkisë së Lezhës. Kryetari i Bashkisë Viktor Tusha pranon faktin se ngrohja me gaz nuk është zgjidhja e duhur, por kjo është krijuar në bazë të mundësive që ka kjo Bashki.
Sipas kreut të Bashkisë së Lezhës zgjidhja do të vi vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm. Ngrohja e ambienteve shkollore është problem i madh për arsimin në rrethin e Lezhës, pasi në disa shkolla kjo mungon plotësisht. Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë sjellë në vëmendje këtë problem ku më të prekurit janë nxënësit. (a.r/news24/balkanweb)