E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, bora e parë e gjen Korçën pa drita

Korçë- Me borë dhe pa drita. Kështu është gdhirë sot Korça, teksa dimri ka trokitur bindshëm duke shënuar rënien e parë të dëborës. Temperatura minimale sot në këtë qytet ka qenë 0 gradë, ku në lartësinë 1000 metra kishte reshje të dendura dëbore, ndërsa në qytet një renie e lehte.

Ndërkohë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërprerë energjinë elektrike me orare të zgjatura. Energjia mungon 4 orë në ditë, ndërkohë që ende nuk është publikuar grafiku  i ndërprerjes se energjise elektrike. Qyteti gjatë gjithë paradites oshëtin nga zhurma e gjeneratoreve, ndërsa më rëndë ndërprerja e energjisë ka goditur biznesin.

Nga nënstacioni elktrik Korçë konfirmohet se  nuk kemi të bejme me kufizime te energjise elektrike por me mbingarkesa të rrjetit pasi energjia elektrike po përdoret  edhe për ngrohje. Stakimi  i çelësave, bëjnë të ditur të njëjtat burime, bëhet nga  korpusi i Elbasanit. A.G.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›