Deputeti i PDK-sëpadit Vetëvendosjenpër shpifje
PRISHTINË- Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën “Kamishi”, ka vendosur ta padisë Lëvizjen Vetëvendosje për shpifjen e bërë më 23 janar të këtij viti, lidhur me rivotimin në komunën e Mitrovicës.
Lëvizja Vetëvendosje kishte akuzuar “Kamishin” se djali i tij ka organizuar votim të shumëfishtë në një qendër votimi në Mitrovicë. Mirëpo, ky i fundit ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për të hedhur poshtë akuzën e subjektit politik të Albin Kurtit.
Haxhiu prezantoi dokumente për të dëshmuar se ai nuk ka fare djalë, por vetëm dy vajza. “Të nderuar deputetë, ju dëshmoj përmes certifikatës së martesës dhe asaj familjare se djalë nuk kam. Kam dy vajza, njërën e kam 8 vjeçe e tjetra 5 vjeçe dhe jam i lumtur me to”, ka thënë Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës dhe do ta padisë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kishte lëshuar një komunikatë, ku thuhet se “djali i Bekim Haxhiut është i përfshirë në votime të shumëfishta në fshatin Vaganicë”.
Pas këtij fjalimi nuk ka reaguar asnjë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
(m.a/express/BBalkanWeb)