E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia rikthenkërkimet për varreserbe në Shkodër

SHKODËR- Serbia ka filluar një ekspeditë arkeologjike në kërkim të varreve me mbishkrime në gjuhën serbe në zonën e Shkodrës.

Koha ditore duke cituar median serbe RTS informon sot se kërkimet po zhvillohen në kuadër të projektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë “Pozita e pakicave kombëtare serbe në vendet fqinje”, në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze me qendër në Shkodër, Moraça-Rozafa.

Tashmë kërkimet e para kanë përfunduar në Rumani, ndërkohë që priten që ato të vijojnë në Shqipëri, Hungari dhe Itali.

Objektivi i projektit të muzeut të Uzhicës, sipas mediave kosovare është leximi i historisë serbe në objektet fetare prej guri që në Shqipëri kanë mbetur shumë pak pas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare e atëhershme për shkatërrimin e objekteve të kultit.

Koha ditore citon drejtuesen e projektit Bosa Rosiç, e cila për Radio Televizinon Serb ka deklaruar se ka mbishkrime varresh serbe, megjithëse, sipas saj ‘kur u ndalua përdorimi i shkrimit cirilik dhe kur u mbyllën shkollat serbe në Shqipëri, dominuan shkrimet latine.’

“Ne kemi gjetur pranë një kishe vetëm një përmendore fetare, e shkruar me germa të qarta cirilike, që tregon se atje dikur ka pasur një vendbanim serb”:- citohet të ketë thënë drejtuesja e projektit.

Përfaqësuesit e ekipit kërkues të të dyja palëve Moraça-Rozafa dhe Muzeu i Uzhices kanë bërë të ditur më tej se kanë kërkuar ndihmën e kërkuar ministrive përkatëse shqiptare dhe serbe që t’i mbështesin specialistët përkatës në përpjekjet e tyre për të shkruar historinë serbe në truallin shqiptar. “Ka shenja të vullnetit të mirë për vendosjen e bashkëpunimit për këtë çështje midis institucioneve shkencore, sikurse janë të tillë universitetet në Beograd, Shkodër dhe Tiranë”, ka deklaruar Pavel Jakoja, kryetari i shoqatës Moraça-Rozafa të Shkodrës.

Projekti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë në bashkëpunim me shoqatën serbo-malazeze Moraça-Rozafa bëhet në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një debat të gjerë për regjistrimin e popullsisë në këtë vend ku në bazë të ligjit kërkohet të deklarohet edhe kombësia.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›