E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Pacolli:NATO ështëdestinacioni ynë

PRISHTINË- "NATO është destinacioni i Kosovës", tha sonte Presidenti i Republikës, Behxhet Pacolli në ceremoninë vjetore të KFOR-it, organizuar në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të pranisë ndërkombëtare, misioneve diplomatike, udhëheqës të institucioneve të shtetit, të ftuar të tjerë.

“KFOR-i është një eksperiencë unike e NATO-s në një vend jashtë NATO-s, siç është Kosova. Edhe ky është një fakt që unë dua ta theksoj në këtë mbrëmje, me një mirënjohje dhe falënderim nga zemra”, theksoi Presidenti Pacolli.

“Përpara tragjedisë së shqiptarëve, të popullit tim, ju nuk hezituat dhe erdhët e çliruat Kosovën. Kosovarët u bënë popull i lirë. Kosovarët nuk e harrojnë këtë. Kosovarët ju falënderojnë për këtë dhe do të jenë gjithmonë falënderues”, shtoi ai.

Presidenti kosovar falnderoi veçmas komandantin e KFOR-it, gjeneralin Buhler dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen që po i japin Kosovës, duke shtuar se “Kosova edhe më tej ka nevojë për ndihmën tuaj, ka nevojë për ju, ka nevojë për eksperiencën e tuaj”.

“Kosova bashkë me ju do të vazhdojë përgatitjet dhe po përgatitet në rrugëtim për të hyrë në shtëpinë në të cilën ju gjendeni sot, në NATO. Aty është destinacioni ynë i ardhshëm dhe ne një ditë duam që t’u kontribuojmë popujve dhe shteteve”, tha Presidenti Pacolli.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›