E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetit Neranxi i hiqet imuniteti

Ne muajin e fundit te mandatit si deputet, Nikollaq Neranxit i hiqet imuniteti qe i jep mandati. Mazhoranca miratoi me 62 vota pro, heqjen e imunitetit te Neranxit pas kerkeses se bere nga Prokuroria e Pergjithshme, e cila kerkoi hetim per kontrabande mallrash dhe evazion fiskal. "Heqja e imunitetit kerkohet nga organi i akuzes per dyshime, ne mosdeklarim e mallit te Neranxit, ne doganen e Kapshtices. Keshilli i Rregullores, nisur dhe nga rastet e meparshme kur eshte kerkuar heqja e imunitetit per shkak te korrupsionit, votoi ne unanimitet pro dhenies se autorizimit per ndjekje penale ndaj Neranxi", lexoi ne Kuvend, raportin e keshillit, Ilir Bano. Vendimin, Neranxi e quajti nje skenar te ulet politik, te nxitur qellimisht para zgjedhjeve te 28 qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›