PS braktis seancen: Qeveria po rrezikon te drejten e votes
Rozeta Rapushi
Partia Socialiste nuk do te shkele me ne Kuvend, derisa qeveria te siguroje pajisjen me karta te te gjithe zgjedhesve. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, mori pjese ne seancen e djeshme plenare, per t'i bere dhe nje here thirrje qeverise qe te degjoje PS-ne per te shpetuar zgjedhjet e lira dhe te ardhmen evropiane te Shqiperise. "Ne erdhem ne Parlament, por ju e keni bojkotuar ate, se beni thjesht nje mbledhje te PD-se pa program, pa rend dite. Ky nuk eshte Parlament, por nje mbledhje e PD-se. Ne nuk mund te behemi fasade", u shpreh Leskaj. Ajo i beri thirrje deputeteve te djathte, qe te mos mbajne asnje dite me shume peng, te ardhmen e vendit. Si dhe theksoi se PS eshte me e interesuara per zgjidhjen e problemit per pajisjen ne kohe te zgjedhesve pa pasaporte me leternjoftime dhe eshte e vendosur te kerkoje deri ne fund, zhvillimin e zgjedhjeve te lira. "Dua t'ju perseris edhe njehere ne emer te grupit, se ne nuk do te lejojme qe PD te perdore ne favor te saj, leternjoftimet. Sot kryeministri ka rastin te provoje se e ka seriozisht ceshtjen e demokracise funksionale, qe duhet te kete nje vend anetar i NATO-s me zgjedhjet e lira e te ndershme, te cilat jane percaktuese per demokracine funksionale", u shpreh Leskaj, duke braktisur menjehere Kuvendin. Bojkoti i vazhdueshem i deputeteve te selise roze, shkaktoi debate te ashpra nga mazhoranca. Kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, akuzoi se PS nuk kerkon kartat e identitetit, por nje karte per te njollosur paraprakisht procesin dhe te prishe zgjedhjet parlamentare. "Qeveria ka bere gjithcka qe te pajise me kartat e identitetit, cdo qytetar qe deshiron te votoje. Edi Rama i ka bere thirrje te gjithe socialisteve qe te mos shkojne per te aplikuar per kartat e identitetit", akuzoi Patozi. Sipas tij, kjo mazhorance, do te arrije standardet e kerkuara ne keto zgjedhje, pavaresisht qendrimeve jashte standardit te Edi Rames. Ai i beri thirrje kreut socialist, se duhet te kuptoje qe zgjedhjet nuk fitohen ne tavoline, por fitohen ne kutite e votimit. "PS nuk kerkon karta identiteti, por kerkon shkak per te prishur zgjedhjet e 28 qershorit, qe i ka te humbura. Shqiperia do te votoje kur e kerkon Kushtetuta, jo kur do Edi Rama. Politika dhe shkenca ende nuk kane shpikur ndonje menyre qe ta kthejne politikanin paranojak, ne nje njeri normal", vijoi ai, duke theksuar se Rama ka frike nga hetimi qe do t'i behet. Po keshtu dhe demokrati, Edi Paloka e quajti qendrimin e opozites, si nje strategji per t'i lene shqiptaret pa karta identiteti. Sipas tij, Rama kerkon qe t'i lere shqiptaret pa kartat e identitetit vetem qe te kete nje justifikim per humbjen ne zgjedhjet parlamentare. "Opozita po behet qesharake duke paraqitur koncepte komuniste si koncepte progresiste, pasi nuk ka asnje vend ne bote ku mund te pajisesh falas me ndonje dokument identiteti", tha Paloka.