Deputetja e PS, Shega Ligori lë politikën: I rikthehem avokatisë
TIRANE- Deputetja socialiste, Shega Ligori njoftoi dje, miqtë e saj në rrjetin social "Facebook", se ka vendosur të tërhiqet nga politika aktive për t'iu rikthyer profesionit të saj të avokates.
Ditët e fundit, zërat nga PS flisnin për mundësinë e mosrikandidimit të Ligorit, gjë që duket se e ka detyruar deputeten të vendosë tërheqjen.
"Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t'ju bëj të ditur vendimin tim për t'u tërhequr nga politika aktive. Do t'i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri", shprehet Ligori, në mesazhin e saj.
Ajo shpreh mirënjohje për Partinë Socialiste, grupin parlamentar, por edhe "për ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën më 21 janar në mbështetje të kauzës sonë". Ligori uron në fund të mesazhit të saj, fitoren e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit.
(m.a/BalkanWeb)