Deputetja me e re në historinë e Shqiperisë

Formula e re e kryeministrit te ardhshem Edi Rama se kush do te jete minister duhet te dorezoje mandatin e deputetit i ka hapur rrugen 16 kandidateve ne listat e PS dhe LSI te behen anetare te forcave te tyre politike ne Parlamentin e ri. Kreu i socialisteve publikoi sot emrat e 19 anetareve te ardhshem te kabinetit qeveritar ku nje pjese e tyre kane fituar mandatin e deputetit me 23 qershor dhe pas betimit para presidentit ne shtator do te duhen te heqin dore prej tyre.
Sipas Kodit Zgjedhor nese nje deputete femer duhet te heqe dore nga mandati i saj atehere vendin e saj e ye automatikisht femra e rradhes ne listen e asaj partie. Keshtu, me emerimin e Klajda Gjosha si ministre e integrimit, i hapet rruga 20-vjecares Kejdi Mehmetaj, nenkryetare e LRI-se, te jete deputete e LSI-se ne Kuvend, raporton Albeu.com.
Kejdi eshte e datelindjes 1993, pra vetem 20 vjece dhe do te behet keshtu deputetja me e re ne historine e parlamentarizmit shqiptar./Indeksonline/