PE Mrekullia shqiptare te Tirane ka me shume vota se sa votues...

eshtja e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe ndryshimi i rezultatit per Tiranen ne tryezen e KQZ-se ka shkaktuar debate dje ne Parlamentin Europian. Eurodeputetet vleresuar qytetaret shqiptare per menyren se si votuan por shprehen shume shqetesime per ate qe ndodhi me pas me numerimin dhe rinumerimin e votave.
Kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per vendet e Europes Juglindore Eduard Kukan
Dita e votimit ishte e qete dhe e rregullt diten e votimit ne te cilen prezenca e nderkombetareve ishte jetike por pas dites se votimit pati nje perkeqesim te situates. Pas dites se zgjedhjeve ka pasur nje kerkese te kandidatit te koalicionit Aleanca per Qytetarin per rinumerimin e votave te hedhura gabimisht ne kutite e gabuara. KQZ mori vendimin 4 me tre qe shkaktoi debate.
Situata politike u tensionua shume sidomos pas vendimit per te rinumeruar votat kur opozita nisi protestat dhe u largua nga parlamenti. Delegacioni i BE-se dhe 3 ambasadoret i SHBA BE e OSBE po vazhdojne te bejne diplomaci me dyer te mbyllura me lideret e dy partive politike duke u kerkuar vetepermbajtje. Procesi zgjedhor nuk ka perfunduar akoma dhe vendimi perfundimtar do te jepet nga Kolegji Zgjedhor.
Te gjithe e dime se situata ne Shqiperi per nje kohe te gjate eshte perfshire nga mosbesimi politik dhe polarizimi politik. Pjesemarrja e larte tregoi se njerezit kujdesen dhe e duan te ardhmen e tyre. Keto zgjedhje duhej te na kishin treguar maturi politike dhe aftesine e tyre per te zhvilluar zgjedhjet sipas standardeve.
Fatkeqesisht pershtypja ime eshte qe perkeqesimi i situates ne zgjedhje na tregoi edhe nje here problemet e gjata ne politike e ne proceset ne Shqiperi. Kjo eshte nje paaftesi per te pasur nje dialog politik dhe per te gjetur nje zgjidhje konsensuale dhe per te rene dakord ne parimet kryesore demokratike. Kam frike se zgjedhjet nuk do te ndihmojne Shqiperine per te tejkaluar staniacionin politik.
E di se dukem pesimist por mendoni sikur te vazhdoje me gjate ky stanjacion politik. Do isha me i lumturi ne bote nese dal gabim dhe une i uroj me te miren Shqiperise. Keto probleme duhen lene per ekspertet por stabiliteti apo destabiliteti i nje vendi do te jete ne duart e partive politik dhe lideret politik. Ne kete situate PE duhet te flase ne nje ze dhe ky ze duhet te jete i koordinuar si ne Komisionin Europian dhe ne Keshillin Europian dhe ne duhet te kemi parasysh interesin e vendit dhe njerezit e tij sepse jam i bindur se populli shqiptar meriton shume me teper.
Raportuesi per Shqiperine ne Parlamentin Europian Nikolaos Chountis
Procedura elektorale ishte shume komplekse une skam pare ndonje here kaq kompleksitet por mendoj se nuk eshte ketu problemi por tek problemet qe ka politika. Do te rekomandoja qe te thjeshtezohet procesi elektoral pasi kjo do te perseritet dhe tensionet nuk do te largohen asnjehere ndersa rezultati do te kontestohet.
Gjate procesit te votimit eshte evidentuar votim familjar dhe heqja e bojes nga gishti. Konkluzioni im eshte se ne Shqiperi duhen te behen hapa te metejme per te kaluar percarjet familjet dhe klanet fitojne mbi te gjitha dhe shume perpjekje duhen bere per te tejkaluar perpara ne nje shoqeri civile. Ka pasur postera qe te shmangin votimin familjar.
Mund te duket e cuditshme per vendet e BE por ne praktike ajo cfare kemi pare eshte nje rast specifik. Dhe na thane se ka ndodhur me shpesh. Une vete kam vertetuar se shenja e gishtit ishte shume e lehte per tu hequr cka do te thoshte se nese do te doja une mund te votoja serish. Per kete gje kam foto qe mund ti tregoj.
Eurodeputeti Viktor Boshtinaru
Heren e kaluar kur socialistet kerkonin hapjen e kutive Berisha tha se eshte e papranueshme sepse nuk e lejon Kushtetuta. Rrofte Kushtetuta duhet ta pranojme por tani duket se ky nuk eshte rasti. Ne nje qender votimi u gjeten me shume flete votimi se sa votues. Si eshte e mundur qe kjo mrekulli te ndodh ne Tirane