Derbi i Italise Interi vishet bardhezi

Qe pas sezonit 2005/2006 Interi ka marre rolin e Juventusit. Zonja e Vjeter per shkak te Caliopolit ka humbur sharmin e saj vitet e fundit eshte refuzuar shpeshhere nga futbollistet keta te fundit preferojne te strehohen nen hijen e Madonines
Once upon a time in Italy. Nje here e nje kohe ne Italihellip Saktesisht kater vite me pare ne shtetin fqinj ekzistonin dy realitete krejt te ndryshme futbollistike. Nga njera ane qendronte superekipi e para e klases Juventusi ndersa perballe ishte skuadra e shemtuar e Interit. Ekipi i pare dominonte duke shkaterruar cdo rival qe i dilte perpara nderkohe qe zikaltrit kishin rolin e skuadres qe aspironte per tu bere e madhe por deri ne ato vite asnjehere nuk u soll si e tille. Qe te dyja keto ekipe dyluftonin ne fushe dhe jashte saj. Gjithsesi ne katerkendeshin e blerte njera zikaltrit rralle here arrinte qe te gervishte tjetren bardhezinjte. Por me pas gjithcka ndryshoi. Ne fund te sezonit 2005/2006 Vinovo qendra stervitore e JuventusitTorino dhe e gjithe Italia permbyten nga skandali qe njihet nga te gjithe si Calciopoli. Pas kesaj ceshtjeje asgje nuk ishte si me pare. Ne veren e 2006-s parabolat e dy skuadrave u kryqezuan me njera-tjetren. Ajo e Interit filloi te ngrihej ndersa e Juventusit sa vinte dhe ulej edhe me shume. Ne ate vit Interi mori scudetto-n ne tavoline nderkohe qe Juventusi fitoi po ne tavoline Serine B. Pas nderhyrjeve qe kishte bere triada juventine Moxhi-Xhiraudo dhe Betega ekipi torinez u ndeshkua rende dhe pronareve iu desh qe te ndryshonin edhe kreret e ekipit. Keshtu formacioni prej graniti i Kapelos u shkermoq pak e nga pak. Si te mos mungonin te gjitha hallet e tjera edhe vete drejtuesi la anijen ne meshire te fatit.
Nje vit me pas 2007-n Zonja e Vjeter u ringjit ne Serine A por duke qene se kishte humbur nje sere lojtaresh ne merkaton e nje sezoni me pare kishte humbur edhe tere sharmin e saj. Nderkohe nga ana tjeter zikaltrit me fitoret e njepasnjeshme treguan se ishin sheruar teresisht nga semundja e te humburit. Keshtu filloi edhe permbysja e madhe permbytje qe veshi zikalter Juventusin dhe bardhezi Interin.
Morati ngrenesi i trajnereve u ngop
Para se te vinte vera e revolucionit presidenti Morati mburrej me nje rekord negativ ne dhjete vite si president i Interit qe nga 1995-a ai pati te bente me plot 11 trajnere. Nga Otavio Bianki tek Mancini keshtu deshira e madhe per te arritur tek titujt pati viktima si Hodgson Simoni Lucesku e Kuper. Nderkohe ne Torino ne te njejtin hark kohor ekipin bardhezi e drejtuan vetem tre trajnere jetegjati Lipi Anceloti dhe Kapelo. Me tej pas 2006-s filloi edhe valsi famekeq i teknikeve tek Juventusi. Nga ana tjeter Interi filloi te fitonte skuadra nderroi mentalitet dhe klima ne Milano sikur u shtensionua ose me mire u ftoh pasi ne pankine pas ikjes se Mancinit ne pese vitet e ardhshme u ulen vetem tre trajnere. Njeri eshte ai qe drejton edhe tani Leonardo nje tjeter ishte Murinjo qe u largua me deshiren e vet pasi fitoi gjithcka me Interin edhe zemrat e tifozeve nderkohe i treti ishte Benitez qe u largua nga Morati. Keshtu mund te themi se stili juventin u adaptua me se miri ne Milano. Nga ana tjeter ne Torino filloi edhe valsi i trajnereve. Kur ishin ne Serine B Juventusi shkartoi Deshampin prishi kontraten konsensualisht me Juventusin dy jave para se te mbaronte kampionati. Nje gje te tille pra largimin e nje tekniku pa mbaruar sezoni Juventusi e kishte bere rreth 40 vite me pare me Karnilian Carniglia. Me pas ne 2009-n u zevendesua edhe Ranieri por do te shihej qe edhe pasardhesi i tij Ferrara do ti linte vendin Zakeronit. Me pas ky i fundit i la pankinen trajnerit te gjashte pas Calciopolit Del Nerit.
Merkato me e zeze sesa e bardhe
Mbretereshes se merkatos iu pre koka. Me shifra ne dore mund te themi se Juventusi qekur u rikthye ne Serine A ka zhvilluar nje fushate te keqe ne merkato. Nderkohe qe tek Interi gjithcka shkoi mire. Edhe pse nuk mohojme faktin se gabime mund te jene kryer nga te dyja palet ne mund te themi se gabimet e bera nga drejtuesit e Juventusit qe kane qene midis triades dhe Marotes i kane kushtuar me shume klubit bardhezi. Qe nga 2007-a parate qe jane shpenzuar per te blere ne treg lojtare bardhezi kane qene 1873 milione pa llogaritur detyrimet qe do te shlyeje Juventusi per lojtaret qe ka marre kete sezon. Ndersa nga ana tjeter Interi ka shpenzuar 1952 milione. Pra me pak fjale Interi ka shpenzuar pak me shume. Ne kete lufte ajo qe ka me shume rendesi eshte shuma qe kane fituar keto klube nga shitjet. Keshtu lombardet kane shitur lojtare dhe kane fituar 1594 milione euro pra ne krahasim me ate cka kane harxhuar del qe te kene humbur 358 milione euro. Nderkohe qe piemontezet me largimet qe bene kane fituar vetem 575 milione euro nga shitjet dhe kane humbur keshtu 1298 milione euro. Keshtu shifrat tregojne qarte se Juventusi tashme eshte Interi i p.C. para Calciopolit. Shume pak fitore dhe shume humbje ne merkato. Tanime Interi ka marre me force rolin e Juventusit. Zikaltrit kane fituar ne cdo fushe dhe vjet arriten qe te hynin ne histori me tripleten e famshme triumfuan ne Kupen dhe Kampionatin Italian si dhe ngriten lart trofeun e Liges se Kampioneve.
Deshirat
Deshira me e madhe e tifozeve te Juventusit eshte qe drejtori i ri Marota te filloje te beje zgjedhjet e duhura ne merkato. Nga ish-drejtuesi i Sampdorias pritet qe te menaxhohen me se miri edhe fondet qe do te perfitohen nga stadiumi i ri i Juventusit. Ndersa nga ana tjeter tifozet zikalter shpresojne qe te ndalojne kohen pasi vetem keshtu do te mund te zgjasin periudhen magjike ne te cilen po kalon ekipi i tyre i zemres. Perpos fakteve qe renditem pak me lart duhet te nenvizojme edhe nje tjeter. Fama e Interit te viteve te fundit ka bere qe lojtaret ne qofte se kerkohen prej ketyre dy skuadrave nuk mendojne dy here dhe kerkojne qe te strehohen nen hijen e Madonines. Pra si perfundim sfida midis Juventusit dhe Interit eshte me shume sesa ajo ndeshje qe do te luhet kete fundjave ne Olimpico te Torinos.
Juventus 2006 VS Inter 2010
JUVENTUS Bufon Zebina Turam Kanavaro Zambrota Kamoranezi Vieira Emerson Nedved Ibrahimovic Trezege.
INTER Hulio Sezar Maikon Lusio Samuel Zaneti Kambiaso Stankovic Shnajder Pandev Milito Eto.
Prapaskena
Benitez sulmon Interin Nuk kontrolloja stafin mjekesor
Ish-tekniku i Interit Rafael Benitez aktualisht i papune sulmoi ashper klubin zikalter ne nje interviste te dhene per mediat spanjolle. Shtypi italian e akuzoi spanjollin se metodat e tij stervitore bene qe shume lojtare te demtoheshin por ai ka dhene nje tjeter version te fakteve Per ceshtjen e demtimeve tek Interi dua te nenvizoj disa te dhena te rendesishme. 80 e lojtareve qe pesuan demtime kishin pasur te njejtat probleme edhe ne vitet e meparshme. Une dhe stafi im nuk kontrollonim rikuperimin dhe terapite qe stafi mjekesor zgjidhte te ndiqte per futbollistet. Pasi u largova nga Interi u regjistruan tete demtime ne nje muaj me Diego Militon qe eshte i fundit. Nuk besoj se tashme vazhdoj te jem une shkaktari per demtimet e lojtareve interiste. Duke analizuar raportin e tij me presidentin Masimo Morati Benitez u shpreh i befasuar per faktin qe u bene menjehere pese blerje pas mberritjes se Leonardos ndersa atij nuk iu dhurua asnje goditje e rendesishme. Perse nuk u bene blerje ne vere Kete nuk e di por jam i pari qe mbeta i befasuar. Ne gusht me kerkuan nje projekt per te permiresuar skuadren. Une e parashtrova dhe drejtuesit mbeten te kenaqur por nuk bene asnje levizje per te plotesuar nje pjese te atij projekti - thote Benitez. - Ne nje muaj pas ardhjes se Leonardos u blene pese futbolliste dhe u shiten gjashte. Praktikisht tani skuadra eshte e re. Ajo qe me ben te reflektoj eshte fakti se midis blerjeve jane edhe disa qe une kisha sugjeruar me pare. Eumlshte fakt qe verteton se puna ime ishte e mire dhe qe skuadra kishte nevoje per perforcime.