E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK arrin marreveshje me AKR-ne per koalicionin e ri

Ende nuk eshte percaktuar nese Pacolli do te jete Presidenti i ardhshem i Kosoves ne baze te marreveshjes PDK-AKR

Hashim Thaci e Behgjet Pacolli kane realizuar te marten mbrema nje takim joformal ne te cilin kane vendosur perfundimisht te bashkeqeverisin ne mandatin e ardhshem.

Burime te gazetes brenda PDK-se dhe AKR-se kane bere te ditur se kreret e te dyja subjekteve politike kete perfundim e kane mberritur gjate nje darke pune. Po keshtu edhe se brenda javes ekipet qe do ti caktojne do te vendosin per hisen qe do te kete secili subjekt ne drejtimin e institucioneve.
Megjithekete keto burime nuk kane folur me nje gjuhe sa i takon ceshtjes nese Thaci eshte dakorduar qe pjese e marreveshjes per koalicion te jete qe Pacolli te behet President i shtetit kusht ky i AKR-se per te hyre ne qeveri.
Une nuk jam ne dijeni per nje marreveshje te tille - ka thene nje nga nenkryetaret e PDK-se i cili paraprakisht ka konfirmuar takimin Thaci - Pacolli. Mbi bazen e fuqise politike do ti marrim edhe obligimet secili.
Por ne AKR kane thene dicka tjeter.
Kushti per te hyre ne koalicion me PDK-ne eshte permbushur. Presidenti Pacolli ka marre garanci se do ta drejtoje shtetin deri ne momentin kur te krijohen rrethanat per te garuar secili per kete post sepse ai do qe te jete i zgjedhur drejtperdrejt nga populli - ka thene nje nenkryetar i AKR-se.
Keta zyrtare partiake kane folur ne kushte anonimiteti pasi kane thene se nuk mund te deklarohen publikisht per nje takim joformal. Gazeta ka marre konfirmimin per mbajtjen e takimit edhe nga burime te tjera nderkaq zyrtarisht ai nuk eshte konfirmuar.
Blerand Stavileci nuk e ka mohuar mbajtjen e takimit por ka thene te mos jete ne dijeni per realizimin e tij. Nderkaq gjate dites ai ka theksuar per media se ajo qe eshte e sigurt eshte vetem ftesa qe do ti behet AKR-se per bashkeqeverisje.
Besojme se nje ftese do ti behet AKR-se. Per te tjerat do te kete vendime meritore - ka thene Stavileci. Postet jane ceshtje te diskutueshme. Posti i kryeministrit i takon kryetarit Hashim Thaci postet e tjera jane te negociushme.
Takimi Thaci - Pacolli dhe qendrimi i PDK-se per ti bere ftese AKR-se pa mohuar mundesine e lenies se postit te presidentit kesaj partie kane ardhur pak ore pasi dy forumet me te larta te AAK-se Keshilli Drejtues dhe Kryesia vendosen qe pa LDK-ne te mos hyjne ne koalicion me PDK-ne. Nderkaq pati pasuar reagimi i LDK-se e cila ne menyre kategorike ka mohuar mundesine e hyrjes ne nje koalicion te tille cfare do AAK-ja.
Ne rast se PDK-ja perfundimisht vendos te lidhe koalicion vetem me AKR-ne dhe me subjektet parlamentare te komuniteteve pakice atehere do te jete fare e vogel diferenca midis uleseve qe do te zene ne Kuvend deputete te kampit te pozites dhe ata te opozites. PDK-ja AKR-ja dhe subjektet e komuniteteve bashkerisht mund te kene 61-64 deputete ngaqe se paku 3-6 deputete nga komunitetet pritet te mos e mbeshtesin nje qeveri te drejtuar nga Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›