Bie miti miqesore kuqezinjte thyhen nga Sllovenia

Para ketij takimi Kuzhe nuk kishte humbur asnje nga tete miqesoret e zhvilluara me pare. Lorik Cana edhe pse shkatoi penalltine ishte lojtari me i mire per tanet
Me nje gol te realizuar me penallti nga Zlatko Dedic 90 Sllovenia mundi 2-1 Shqiperine ne miqsoren qe u zhvillua ne impiantin nderkombetare Qemal Stafa. te zmiqesoren me Shqiperine. Kjo ishte edhe fitorja e trete e slloveneve ne pese takime kunder kuqezinjve tane te shoqeruar edhe me humbjen e pare te Kombetares sone pas nje serie pozitive prej takimesh. Nje humbje e hidhur per tanet por qe mbart ne vetvete nje sinjal qe duhet perkthyer pozitivisht per te permiresuar disa mangesi perpara ndeshjes zyrtare te kualifikueseve te Kampionatit Europian 2012 me Bjellorusine me 26 mars 2011. Ne mungese edhe nje fantazisti te paster dhe nje postimi ne krah te Klodian Duros Shqiperia zhvilloi nje pjese te pare te paqarte dhe shume te varfer pa rrezikuar asnjehere seriozisht porten sllovene te mbrojtur nga Jasmin Handanovic i cili luan ne Serie B me Empolin. Momenti kulmor i 45 minutave te para ishte pikerisht goli i shenuar nga Sllovenia me ane te kapitenit te saj Milivoej Novakovic sulmuesit te Kelnit ne Bundesliga 1. Novakovic i shpetoi mbulimit te Admir Teli per te realizuar ne minuten e 24-t. Goli i tij i 19-te me perfaqesuesen sllovene. Trajneri Kuzhe beri disa ndryshime pas minutave te para te pjeses se dyte perfshire dhe zevendesimin e kapitenit Altin Lala me kete te fundit qe barazoi rekordin e Foto Strakoshes persa u perket numrit te ndeshjeve me perfaqesuesen secili nga 73. Zevendesuesi Ervin Bulku u be lojtari i pare shqiptar qe ka shenuar kunder Sllovenise ne pese takime kunder ekipit ballkanik. Mesfushori shkaterrues i Hajdukut te Splitit shenoi nje eurogol nga rreth 28 metra ne minuten e 62-te pas nje pasimi te marre nga zevendeskapiteni Lorik Cana. Ne kater takimet e para kunder Sllovenise Shqiperia nuk kishte shenuar asnje gol teksa kishte pesuar tre te tille. Admir Teli shpetoi porten ne minuten e 69-te kur mbrojtesi shqiptar qe luan ne Azerbaxhan me Karabak hoqi topin pa kaluar vijen e portes nderkohe qe tri minuta me pas Sllovenia goditi shtyllen pingule te portes se mbrojtur nga zevendesuesi Arjan Beqaj. Lorik Cana zhvilloi nje superndeshje duke rikonfirmuar veten se eshte lojtari me ne forme i perfaqesueses dhe pika e referimit e te ardhmes se Kombetares per edicionet e ardhshme nisur dhe nga fakti se veterane te tille si Lala Bogdani Duro dhe Skela mund te jene ne kualifikueset e fundit te tyre me Kombetaren. Me nderrimet e bera Beqaj Bulku Muzaka Bakaj por Memushaj i dhane me shume impuls lojes. Ne minuten e 89-te nje pasim i gabuar i Memushajt solli brenda zones sllovenin Ljubijankic nderkohe qe Lorik Cana e frenoi ne menyre te parregullt. Gjyqtari grek Kukalikis akordoi penallti te cilen e realizoi sulmuesi i Bokumit Zlatko Dedic. 1-2 per Sllovenine nje rezultat i pamerituar i Shqiperise.