Parlamenti dje/ Grushta dhune dhe skenar shkaterrimi

Sterkaj provokon Prenga godet Paloken. Mazhoranca nis votimin e ligjeve opozita iken nga salla
Dhuna e nisur nga opozita te premten e 21 janarit u zhvendos dje ne Parlamentin e Shqiperise. Debati i ashper mes mazhorances dhe opozites u shoqerua edhe me konfrontim fizik mes deputeteve. Gjate fjales se ligjvenesit demokrat Edi Paloka nderhyri ligjvenesi socialist Paulin Sterkaj i cili i mori mikrofonin nga dora por pa u konfrontuar fizikisht me te. Dhuna vijoi nga deputeti tjeter i PS-se Armando Prenga i cili u afrua menjehere dhe e goditi me grusht Paloken. Menjehere pas ketij momenti nderhyne deputetet e tjere te mazhorances dhe opozites por edhe garda per te qetesuar situaten ndersa Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pasi paralajmeroi Sterkajn nderpreu seancen. Konfrontimi vijoi edhe pas rinisjes se seances plenare e cila u shoqerua me tej me bojkotin e opozites.
Debatet
Seanca e djeshme plenare nisi me nje minute heshtje ne nderim te 4 viktimave te 21 janarit edhe pse opozita kontestoi fort komentet e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me demonstraten e dhunshme te opozites. Seanca vijoi me tej me akuzat e forta te kreut te deputeteve socialiste Gramoz Ruci ndaj qeverise. Erdhem me pergjegjshmeri ne kete seance qe te vinim perpara pergjegjesise urdheruesit dhe ekzekutoret e atyre shqiptareve qe nuk jetojne me. Ne vend qe te ndodhte keshtu ju me qendrimin qe mbajtet treguat se jeni bashkefajtore dhe bashkepergjegjes me ngjarjen makabre te 21 janarit. Kjo qeveri nuk sheh interesat e veta por ato personale. Ju pret gjyqi i drejtesise por edhe ai i shoqerise - tha Ruci. Menjehere u pergjigj kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i cili beri pergjegjes per vdekjen e kater protestuesve kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe strategjine e tij. Une nuk dua ta identifikoj Partine Socialiste me ate bande qe sulmoi Kryeministrine por me sa ka ndodhur pas 21 janarit e kam te veshtire ta ndaj ate nga perpjekja per te marre pushtetin me dhune. Perfytyroni o shqiptare se cfare fytyre do te kishte qeveria e imagjinuar prej Rames me ata horra dhe bandite qe sulmuan Kryeministrine. Rama nje gje duhet ta dije mire se nuk do te kete me shans per te sulmuar shtetin me dhune. Sot bere serish thirrje per dhune por duhet ta dish mire dhe ta harroje kush se duhet te shantazhoje mazhorancen legjitime do keni pergjigjen e merituar - tha ai. Seanca vijoi me debate ndersa socialisti Ruci kerkoi perseri fjalen. Ligjvenesit socialiste u cuan ne kembe dhe ndersa vendoseshin prane foltores shanin dhe akuzonin mazhorancen. Vrases hajdute kriminele ishin thirrjet ne kor te deputeteve socialiste ndersa Ruci mori fjalen per here te dyte kerkoi pranine ne Kuvend te Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Pas tij mes thirrjeve te opozites mori fjalen deputeti Edi Paloka. Ne 21 janar ishin keta qe organizuan dhunen ishin keta qe organizuan bandite dhe vrases ordinere per te marre pushtetin per Edvin Ramen. Sot nuk po bejne gje tjeter me shume se tu thone shqiptareve ja se kush jemi ne per te marre pushtetin per nje kelysh te Bllokut bashke me kelyshe te tjere te organizuar me 21 janar - tha ai ndersa iu nderpre fjala nga Sterkaj qe i mori mikrofonin me dhune. Pavaresisht nga acarimet e momentit te dy deputetet e mbajten veten dhe situata nuk degjeneroi ne dhune. Por krejt papritur deputeti tjeter i PS-se ai i qarkut te Lezhes Armando Prenga ka goditur Paloken me grusht ne fytyre. Kryeparlamentarja nderpreu seancen. Edhe rinisja e saj ishte perseri me debate te forta. Topalli tentoi te vazhdonte seancen parlamentare dhe i dha fjalen ministrit te Mbrojtjes Arben Imami por deputete te opozites vazhduan te qendronin para foltores se Kuvendit. Nderkohe nje grup gardistesh u vendosen para podiumit te ministrave duke ndare deputetet PS-se dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Pas debateve me Imamin mazhoranca nisi votimin e projektligjeve ndersa opozita braktisi sallen.
LSI Opozita dhune mbi institucionet si me 21 janar
Levizja Socialiste per Integrim denoi dje aktet e dhunes te ndodhura ne Parlamentin e Shqiperise gjate seances plenare ku nje deputet i PS-se u konfrontua fizikisht dhe qelloi me grusht deputetin demokrat Edi Paloka. Ne nje konference per shtyp sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha se dhuna ne Parlament eshte e papranueshme.
Me aktet e dhunes ne Parlament Partia Socialiste percoi ne kete institucion qendrimin e dhunshem te nisur qe ne daten 21 janar - tha zyrtari i LSI-se Luan Rama.
Sipas tij aktet e deputeteve te opozites ne Kuvend shprehin qarte filozofine e dhunes qe karakterizon Partine Socialiste.
Debatet ne Kuvend
Jozefina Topalli Meqenese zoti Ruci ka folur 34 minuta zoti Patozi do ma thoni ju do ndjek minutazhin. Zoti Olldashi ka fjalen.
Cohet Ruci kerkon fjalen pas tij dhe deputetet e tjere.
Jozefina Topalli Ka rregull ka rregullore. Rregullorja nuk parashikon qe te flisni 34 minuta si kryetar grupi mund te flisni 10 minuta. Zoti Ruci uluni dhe respektoni rregulloren. Keni folur 34 minuta u kam dhene nje te drejte qe nuk ua jep ligjin. Ju e njihni ligjin zoti Ruci respektojeni. Kur te vijme te ligjet flisni perseri.
Nderhyn opozita.
Jozefina Topalli Rregulloren e kam te shtrenjte ligjin e kam te shtrenjte dhe do e respektoj. Ju lutem zini vendin.
Balla Ska rregullore sic do ti. Ka te drejten e replikes. Jepi fjalen.
Jozefina Topalli Per replike ua jap fjalen. 2 minuta.
Namik Dokle 200
Jozefina Topalli Jo more Namik jo 200 beji ne asamblene tende jo ketu.
Gramoz Ruci Zonja drejtuese e seances dola ketu vetem per nje gje ka ndodhur ne kete vend nje gjeme e madhe dhe une ne emer te opozites akuzova pushtetit tuaj Kryeministrin tuaj ministrin tuaj. Jane vrare kater jete shqiptaresh. Kushdo mund te mungonte por dy persona nuk mund te mungonin kryeministri dhe ministri i Brendshem. Te vije qeveria ketu te vine ata ketu te pergjigjen para popullit.
Jozefina Topalli Ne 21 janar 5 ore rresht keni rrethuar qeverine. Me 22 kam thirr konferencen dhe ju keni bojkotuar. Te dielen kam thirr konferencen dhe u mblodh seanca. Pse nuk erdhet Cfare frike kishit Cfare fshihnit Permbysjen me dhune te pushtetit harrojeni. Kush ju thirri kur ju paralajmeroi kush e sulmoi Kryeministrine
Sokol Olldashi merr fjalen.
Opozita ne kembe Vrases kriminele hajdute
Mazhoranca duartroket fjalen e Olldashit
Edi Paloka ...Sot nuk po bejne gje tjeter me shume se tu thone shqiptareve ja se kush jemi ne. Per te marre pushtetin per nje kelysh te Bllokut bashke me kelyshe te tjere te organizuar me 21 janar...
Paulin Sterkaj Pusho i merr mikrofonin Palokes.
Armando Prenga afrohet menjehere dhe godet Eid Paloken.
Nderhyjne deputetet largojne Prengen.
Jozefina Topalli Mbyllet seanca. Zoti Sterkaj te terheq vemendjen. Largohu zoti Sterkaj. Mbyllet seanca. Largohen kamerat. Mbyllet seanca largohet media.
Manjani akuza prokurorise Skandal nxjerrja e te dhenave hetimore
LSI-ja e cilesoi dje nxjerrjen e te dhenave hetimore nga prokuroria per 21 janarin si nje skandal te papranueshem dhe si nje shkelje e hapur te ligjit procedural penal. Sipas Ylli Manjanit te dhenat hetimore qe jane marre nga prokuroria e shteti ne rastin e hetimit te ngjarjeve te 21 janarit po perhapen dhe kjo eshte nje shkelje e hapur te ligjit procedural penal por dhe te ligjit penal. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne LSI duke e cilesuar kete akt te pashembullt nje skandal te pashembullt tha se nuk shkon per shtat me parimet e shtetit te se drejtes nuk shkon per shtat me parimet e nje hetimi te drejte te paanshem dhe mbi te gjitha i te besueshem. Manjani shtoi se mbi te gjitha kjo sjellje komprometon nje sere parimesh kushtetuese per hetimin dhe ne radhe te pare komprometon parimin e prezumimit pafajesise. Dalja e deshmive ne publik apo e te dhenave te tjera hetimore ne kundershtim te hapur me sa parashikon kushtetuta e vendit por dhe ligji procedural penal eshte ne fakt nje arsye e forte ligjore qe neser ne gjykim keto te dhena keto prova te mos konsiderohen dhe ky eshte skandali. Duke mos i konsideruar keto te dhena si prova ne nje gjykate legjitime i gjithe procesi eshte i kompromentuar dhe i gjithe procesi mund te rrezikoje qe te deshtoje sic ka ndodhur per fatin e keq edhe ne te shkuaren. Duke i zhvleresuar keto hetime prishet drejtesia e mundshme e dhene dhe mbi te gjitha prishet besimi i institucioneve te drejtesise ne radhe te pare i prokurorise se shtetit ne syte e opinionit publik dhe kjo eshte e papranueshme per LSI prandaj jemi sot ketu per ti bere apel prokurores se pergjithshme gjithe trupes se prokuroreve te ketij vendi qe te marrin pergjegjesite qe u jep detyra shteterore qe te marrin pergjegjesite qe u ngarkon ligji dhe te sigurojne hetim te ndershem te lire te barabarte te drejte dhe mbi te gjitha te besueshem.