E Diel, 1 Nëntor 2026

Diabetiket ushqimet qe trajtojne semundjen

Duke pasur glicemine ne nivele normale ju ndihmon te ndiheni me mire dhe parandalon ose ul rrezikun per nderlikimet qe pasojne diabetin.

Personat me diabet nuk kane nevoje per ushqime te vecanta. Ne fakt ushqimet qe rekomandohen per personat me diabet jane ushqimet qe rekomandohen per te gjithe Ju mund te ndryshoni nivelet e sheqerit ne gjakun tuaj nepermjet ushqimit qe zgjidhni. Per te mbajtur nivelin e sheqerit ne gjak afer normales duhet te ekuilibroni ushqimin qe konsumoni me insulinen qe prodhon trupi juaj ose qe merr me ane te injeksioneve te insulines dhe me aktivitetin tuaj fizik. Ky ekuiliber mund te arrihet fale kontrollit sistematik te nivelit te glukozes sheqerit ne gjak. Duke pasur glicemine ne nivele normale ju ndihmon te ndiheni me mire dhe parandalon ose ul rrezikun per nderlikimet qe pasojne diabetin. Eumlshte shume e rendesishme te konsumojme te njejten sasi ushqimi ne te njejten ore cdo dite. Pavaresisht nga niveli i glukozes ne gjak mundohuni te mos kaperceni vaktet. Kapercimi i vakteve mund te coje ne ulje te glukozes ne gjak. Sigurisht gjithkush ka nevoje te konsumoje ushqime te shendetshme. Shendeti yne i mire varet nga konsumimi i ushqimeve te shumellojshme qe permbajne sasine e duhur te karbohidrateve sheqernave proteinave yndyrave vitaminave mineraleve dhe ujit.

Sasite do te percaktohen nga sasia e kalorive qe nevojiten e cila varet nga pesha e trupit tuaj mosha dhe aktiviteti fizik. Nese jeni i rritur duke ngrene sasine e duhur te kalorive ju ndihmon te arrini dhe te mbani nje peshe normale. Femijet dhe adoleshentet duhet te marrin kalorite e mjaftueshme ne menyre qe te zhvillohet natyrshem procesi i rritjes. Mos i kufizoni kalorite ne perpjekje per te kontrolluar nivelet e glukozes ne gjak. Duhet nxitur marrja e nje ushqimi te shendetshem dhe te behet aktivitet fizik sistematikisht. Karbohidratet proteinat dhe yndyrat gjenden ne ushqimin qe konsumoni. Ato furnizojne trupin me energji ose ndryshe kalori. Trupi juaj nevojit insulinen per ta perdorur kete energji. Insulina prodhohet ne pankreas. Ne rastin e diabetit pankreasi prodhon shume pak ose nuk prodhon mjaftueshem insuline ose ka mundesi qe te kemi rezistence te rritur ndaj insulines. Ne te dyja rastet nivelet e glukozes ne gjak rriten.

Karbohidratet

Amidoni dhe sheqeri ne ushqim jane karbohidratet te cilat ndahen perkatesisht ne karbohidrate komplekse dhe karbohidrate te thjeshta. Amidoni ndodhet ne keto ushqime si buke makarona oriz drithera patate bizele miser fasule qiqra dhe thjerreza. Sheqeri natyral eshte ne fruta qumesht dhe zarzavate. Sheqeri i shtuar gjendet ne embelsira cokollata karamele recel pijet e embla dhe shurupe te ndryshme. Te gjitha keto karbohidrate permbajne 4 kalori per gram dhe mund te rrisin nivelin e sheqerit tuaj ne gjak. Kur ju hani karbohidrate ato kthehen ne glukoze dhe qarkullojne ne gjak. Insulina ndihmon qe glukoza te hyje ose ne qeliza ku nevojitet per te prodhuar energji ose rezerva. Po te hani cdo dite te njejten sasi karbohidratesh ne vaktet kryesore apo dhe ndermjet tyre do tju ndihmoje te mbani te njejtin nivel glukoze ne gjak.

Proteinat

Luajne rol struktural dhe funksional ne cdo qelize te trupit nga floket deri te thonjte e kembeve. Jane shume te rendesishme per organizmin dhe per kete arsye duhet te merren ne sasi te mjaftueshme. Por ne pergjithesi ushqimet qe permbajne proteina permbajne dhe sasi te medha yndyrash te ngopura ose/dhe kolesteroli te cilat duhet ti kemi nen kontroll dhe ti marrim ne sasi te limituar pasi perbejne kercenim per enet e gjakut dhe sistemin kardiovaskular. Ushqimet e pasura ne proteina jane mishi pula peshku bulmeti vezet fasulet dhe thjerrezat si dhe frutat e thata. Gjithashtu dhe ne zarzavate dhe brumera gjendet nje sasi e vogel proteinash. Trupi e perdor proteinen per rritje ruajtje te mases muskulore dhe energji. Proteina ka 4 kalori per gram. Trupit tuaj i nevojitet insuline per te perdorur proteinat qe merren nepermjet ushqimit.

Yndyrat

Gjenden tek margarina gjalpi vaji salcat e ndryshme frutat e thata qumesht djathi vecanerisht ai kackavall mish mish pule akullore dhe embelsira.

Ka disa tipa te ndryshem yndyrash si acide yndyrore te pangopura mono acide yndyrore te pangopura poli acide yndyrore te ngopura dhe acide yndyrore trans. Hani sa me pak acide yndyrore te ngopura qe gjenden ne mishin e kuq bulmet gjalpe. Acidet yndyrore trans jane yndyra te hidrogjenizuara dhe jane shume te demshme per organizmin. Ato gjenden kryesisht ne margarine gjalpe dhe yndyra te perpunuara ne temperatura te larta. Keto yndyra e rrisin shume nivelin e kolesterolit ne gjak.

Yndyrat me te shendetshme jane acidet yndyrore te pangopura mono te cilat gjenden ne vaj ulliri fruta te thata dhe avokado. Acidet yndyrore te pangopura poli qe gjenden ne vajin e misrit ne vajin e sojes dhe te lulediellit jane gjithashtu nje zgjedhje e mire. Acidi yndyror Omega-3 eshte nje lloj yndyre shume mbrojtese per zemren. Konsumoni 2-3 here ne jave peshk te pasur me acide yndyrore Omega-3 si p.sh. toni dhe salmoni. Eumlshte e rendesishme te kufizoni sasine totale te yndyres qe konsumoni ne dite. Yndyra ka 9 kalori per gram me shume se dyfishi i kalorive qe kane karbohidratet dhe proteinat. Insulina qe prodhon trupi juaj nevojitet qe te depozitoje yndyren ne qelizat e trupit tuaj e cila perdoret per energji.

Vitaminat dhe mineralet

Shume nga keto ushqime qe permendem me lart jane te pasura me vitamina dhe minerale dhe n.q.s. ju konsumoni rregullisht duke vazhduar te gjitha keto ushqime qe kemi permendur ju nuk do te keni nevoje qe te merrni vitamina dhe minerale shtese.

Kripa

N.q.s. ju perdorni shume kripe dhe vuani nga hipertensioni atehere kjo semundje mund te perkeqesohet. Keshtu qe mundohuni te perdorni sa me pak kripen ne ushqimet qe konsumoni dhe evitoni sa me shume ushqimet fast food ushqimet e ngrira ushqimet e perpunuara dhe konservuara turshite si dhe sallamet proshutat dhe salcicet sepse keto ushqime jane me perberje shume te larte kripe.

Alkooli

N.q.s. ju konsumoni alkool ose jeni te ftuar ne nje teste atehere duhet te keni parasysh qe meshkujt mund te konsumojne 2 ose me pak pije alkoolike ne dite kurse femrat 1 ose me pak ne dite. Per shembull 1 gote vere 140 ml eshte e barabarte me 300 ml birre. Mos i neglizhoni vaktet tuaja ne rast se konsumoni

alkool sepse alkooli nuk eshte zevendesues i ushqimit vaktit por eshte nje shtese vetem si kalori. Ne rast se ju jeni nen mjekim me insuline apo ilace

tableta per diabetin atehere sigurohuni qe ushqimi te jete i pasur ne karbohidrate sidomos kur ju pini alkool. Beni shume kujdes. Pirja e alkoolit me stomak bosh mund te shkaktoje ulje te sheqerit ne gjak

Per adoleshente dhe te rritur nje meny ditore e shendetshme perfshin te pakten

4 racione zarzavate

2-3 racione fruta

6-10 racione drithera brumera dhe fasule

2 racione bulmet pa yndyre kos qumesht

Rreth 180 gr mish pa yndyre pule peshk mish pa dhjame

Sasi te vogla vaji dhe sheqeri

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›