400 mije veta evakuohen nga frika e rrezatimit ne Japoni

Ne Japoni vazhdon te mbizoteroje frika per avarine me te madhe te mundshme atomike ne centralin Fukushima. 240 km ne veri-lindje te Tokios pas cunamit ne brigjet veri-lindore konsiderohen te humbur rreth 10.000 vete.
Pas termetit te rende te pasuar nga cunami i tmerrshem ne Japoni permasat e katastrofes jane ende te pallogaritshme. Numri i viktimave rritet. Pas shperthimit te nje reaktori ne centralin berthamor Fukushima 1 gjendja po tensionohet edhe me tej.
Pasi ne nje reaktor tjeter te centralit Fukushima ka dale jashte funksionimit sistemi i ftohjes qeveria ne Japoni ben fjale edhe per nje shkrirje te pjesshme berthamore. Sipas agjencive japoneze te lajmeve vlerat e radioaktivitetit perreth centralit berthamor jane nderkohe 1557 Microsievert ndash ndersa vlerat e lejueshme jane maksimumi 500. Vezhguesit shpjegojne se ky eshte i gjashti reaktor me probleme ne sistemin e ftohjes se emergjences ne centralin Fukushima 1 si dhe ne kompleksin tjeter ne distancen 10 km. Fukushima 2.
Evakuim masiv nga rreziku i rrezatimit
Zona e sigurise perreth centralit berthamor eshte zgjeruar ne 20 km. tha kryeministri i Japonise Naoto Kan Une kam udhezuar qe te gjithe njerezit te cilet jetojne ne nje distance prej rreth 20 km nga centrali berthamor Fukushima duhet te largohen nga kjo zone. Sipas te dhenave zyrtare te pakten 22 vete jane derguar ne spital me rrezatim jozyrtarisht mesohet qe qeveria te kete pranuar per deri ne 160 persona te prekur nga rezatimi. Me pare autoritetet insistonin se nuk ka rrezik per popullsine. Nderkohe ne veri-lindje te Japonise 400. 000 vete po evakuohen vetem ne distancen rreth 20 km larg centraleve berthamore Fukushima 1 dhe Fukushima 2 jane evakuuar ose jane larguar vet ne arrati drejt vendeve te sigurta 200.000 banore.
Edhe perreth centralit atomik Onagava ne prefekturen Miyagi eshte konstatuar rritje e radioaktivitetit njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo. Nderkohe mendohet se ky radioaktivitet nuk vjen nga reaktori. Ekspertet druhen se era e ka perhapur radioaktivitetin nga provinca e Fukushimes.
Deme te jashtezakonshme
Bregdeti lindor i ishullit kryesor Honshu pas termetit u perfshi nga dallga e cunamit qe shkaktoi deme te jashtezakonshme. Qyteza te tera jane shkaterruar. Ne kohen qe dallga dhjete metra e larte vershoi ne breg qindra ndertesa u rrezuan si te ishin shtepi kartoni. Makina anije e madje edhe aeroplane qe ishin parkuar ne afersi te bregut u shperndane ane e mbane prej mases se ujit. Sipas njoftimeve te televizionit japonez gati 10.000 banore ne Minamisanriku ne prefekturen e provinces se prekur rende Miyagi konsiderohen te humbur. Nese konfirmohet kjo shifer atehere kemi te bejme me gjysmen e numrit te popullsise se kesaj qyteze ve ne dukje agjencia e lajmeve KYODO.
Mbi 50 shtete nder to edhe Gjermania i kane ofruar ndihme Japonise. Nje ekip i perbere nga 40 vete i Agjencise gjermane per Ndihmen Teknike THW ka mberritur ne Japoni. Ekipi i ndihmesve ka marre me vete qen zbulimi dhe rreth 12 ton ndihma.
Ndryshime nga forca e termetit
Termeti ne Japoni sipas shkencetareve me forcen e tij goditese ka zhvendosur nje pjese te madhe toke. Ishulli qendror japonez eshte zhvendosur me gati dy metra e gjysme i tha televizionit CNN nje zedhenes i Entit te Gjeologjise ne SHBA. Instituti italian per Gjeofiziken dhe Vullkanologjine ka hulumtuar gjithashtu se termeti ne Japoni e ka spostuar me rreth 10 cm. aksin e rrotullimit te Tokes.
Kryeministri japonez Kriza me e rende pas Luftes se Dyte Boterore
Kryeministri japonez Naoto Kan thote se Japonia po perballet me vuajtjet me te renda qe nga koha e Luftes se Dyte Boterore ndersa po perpiqet te marre veten pas nje termeti te fuqishem nje cunami shkaterrues dhe nje krize berthamore ne rritje.
Gjate nje fjalimi televiziv ai paralajmeroi per nderprerje te theksuara te energjise ne ditet qe do te vijne. Ai tha se gjendja ne uzinen berthamore te Fukushimes mbetej e rende nje dite pas nje shperthimi ne nje prej reaktoreve te saj.
Nderkohe policia ka paralajmeruar se numri i viktimave ne prefekturen Miyagi qe u godit nga cunami mund ti kaloje te 10 mije vetet.
Miliona te mbijetuar mbeten pa energji elektrike dhe autoritetet po shpejtojne perpjekjet e ndihmes ndersa shkalla e tragjedise behet gjithnje e me e qarte.
Rreth 310 mije vete jane evakuuar ne strehime te emergjences shumica prej te cilave jane pa energji elektrike. Me pare zyrtaret thane se do te dyfishonin deri ne 100 mije numrin e trupave te angazhuara ne perpjekjet e ndihmes ne rajonin verilindor.