E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hertha dënon tifozët e saj

Hertha Berlin ka dënuar 23 tifozë të saj nga stadiumet e futbollit në Gjermani për tri vjet, pas trazirave të shkaktuara në Olympic Stadium gjatë humbjes me Nurembergun javën e kaluar. Pasi Nuremberg shënoi golin e fitores në minutat shtesë në Berlin, rreth 100 tifozë kaluan barrierat dhe i ndoqën futbollistët në fushë duke i sulmuar ata me shtiza të flamujve, të cilat i kanë përdorur për thyerjen e bankinës.

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) është duke hetuar dhunën që solli dëme në disa pjesë të stadiumit para se policia të rikthente kontrollin, por Hertha ka identifikuar 23 tifozë dhe ka informuar se ata janë dënuar deri në korrik 2013. Të identifikuarit do të ballafaqohen me policinë për shkeljen e rendit dhe dëme të shkaktuara pas hyrjes në fushë.

Së paku një tifoz është paditur nga Hertha për dëme të pronës. Ndërsa DFB do të njoftojë për rezultatin e hetimeve të mërkurën. Hertha takohet me Wolfsburgun të dielën në Bundesligë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë. Bundesliga përfundon më 8 maj dhe Hertha rrezikon seriozisht statusin në elitën e futbollit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›