E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi kryeqytetas bie Lacio

Lacio ka pesuar humbjen e dyte ne kete sezon te Serise A pikerisht ne ndeshjen qe nuk duhej humbur ne derbin kryeqytetas me Romen.

Dy penalti te akorduara nga gjyqtari i takimit ne 45 minuteshin e dyte te ndeshjes vendosen fatet e ketij takimi. 11 metershi i pare u ekzekutua nga Borrielo i cili nuk gabon dhe zhbllokon rezultatin. 3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te takimit nje tjeter 11 metersh shnderrohet ne gol nga Vucinic gol ky qe vulos edhe fatet e ketij takimi qe u shoqerua nga nje tension i larte mes tifozerive ne shkallet e stadiumit dhe futbollisteve ne fushe.

Nderkohe Milani ka arritur te marre nje 3 pikesh te rendesishem ne luften per kreun duke mundur Bari ne transferte me rezultatin 2-3. Golat per kuqezintje u shenuan nga Ambrozini ne minuten e 4 Flamini ne minuten e 31 dhe Pato ne minuten e 72. Per vendasit shenoi Kutuzov ne minuten e 65 dhe Barreto ne minuten e 90.

Juventus pas zhgenjimit ne mesjave ne Ligen Europiane rikthehet tek fitorja duke mundur Cezenen me rezultatin 3-1. Bardhezinjte edhe pse ndodhen ne situate alarmante per shkak te demtimeve te shumta arriten te permbysin golin e shenuar me pare nga miqte me Himenez qe ne minute e 11. Ai qe barazoi rezultatin ishte kapiteni Del Piero me nje 11 metersh ne minuten e 31 per te ardhur tek goli i dyte i shenuar nga Kualjarela ne minuten e 43 dhe tek i treti qe vulosi rezultatin i shenuar nga Jakuinta ne minuten e 88.

Per tu theksuar mbetet fakti qe Cezena luajti per rreth 50 minuta me 10 lojtare nderkohe qe ne fushe ishte edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani per 70 minuta.

Ndeshjet e tjera te javes se 10 te Serise A dhane keto rezultate Fiorentina-Kievo 1-0 Napoli-Parma 2-0 Sampdoria-Katania 0-0 dhe Udineze Kaljari 1-1.

Pas ketyre ndeshjeve Lacio vazhdon te mbaje kryesimin me 22 pike tashme vetem 2 pike larg vendit te dyte qe mbahet nga Milani nderkohe qe ne vendin e trete renditet Inter me 19 per te ardhur tek Juventus e Napoli me nga 18 pike.

Takimi i mbremjes mes Palermo dhe Xhenoas mbyll javen e 10 te Serise A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›