Një tjetër ish-prokuror padit Ina Ramën
Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja, e cili ka dërguar në Gjykatën e Tiranës një padi civile pas shkarkimit të tij.
Ndoja u largua nga detyra pasi u konstatuan disa shkelje gjatë një kontrolli të ushtruar në prokurorinë e Durrësit. Megjithatë, ish-drejtuesi i kësaj prokurorie ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Sipas padisë civile të depozituar në gjykatë më 25 nëntor, Ndodha thekson se “nga kjo detyrë është larguar duke dhënë dorëheqjen”.
Për këtë arsye, ai kërkon nga gjykata që të saktësojnë arsyet e largimit të tij. Ky prokuror, kishte dhënë edhe më parë dorëheqje, pasi Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kishte akuzuar për “fshehje të pasurisë”.
“Me urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm është ushtruar kontroll në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për një periudhë dyvjeçare. Gjatë këtij kontrolli janë konstatuar të meta të theksuara në funksionimin e kësaj prokurorie, të cilat rezultojnë se kanë ardhur si rrjedhojë direkte e një menaxhimi të dobët nga stafi drejtues i saj. Prokurorja e Përgjithshme, mbështetur në konkluzionet e aktit të kontrollit vendosi shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës, Arjan Ndoja”, pat konfirmuar Prokuroria e Përgjithshme, pas shkarkimit të Ndojës.