'El Clasico', fiton Barcelona

Dy gjigantët e futbollit botëror, Barcelona dhe Real Madridi, kanë dhuruar spektakël në përballjen e të dielës mbrëma në Camp Nou. Superderbi botëror- 'El Clasico' është zhvilluar në kështjellën e Blaugranëve.
Ishte ky takimi ndërmjet 22 lojtarëve më të shtrenjtë që janë përballur ndonjëherë në historinë e futbollit, ndërsa dallimi i tyre në tabelë ishte vetëm një pikë.
Përkundër bukurisë së lojës, intensitetit, dinamikës dhe rasteve, pjesa e parë përfundoi pa gola. Mirëpo nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë.
Pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, krijoi avantazhin e vendasve (56'), pas një krosimi të Dani Alves.
Pas kësaj fitoreje Barcelona rimerr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Real Madridi.