E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi në Angli, i zbehtë pa gola

Derbi i madh i futbollit anglez mes Liverpoolit dhe Evertonit ka përfunduar pa gola. Skuadrat nga qyteti i Liverpoolit nuk arritën që për 90 minuta të gjejnë asnjëherë rrugën e golit.

Liverpooli kishte më shumë nga loja duke patur disa raste, sidomos në pjesën e dytë por që asnjëherë nuk arriti të shënoj.

Ky derbi ishte i fundit për legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher i cili bë fund të këtij edicioni do të pensionohet nga futbolli./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›