Edhe më afër, Ancelotti te Reali

Miku që e dërgoj Carlo Ancelotin në PSG, Ernesto Bronzeti ka deklaruar për mediat franceze se Ancelotti është shumë afër Real Madridit. Agjenti italian ka deklaruar se Florentino Perez ka tentuar 2 herë të sjellë Ancelottin në Real ndërsa kjo përpjekja e radhës do të jetë e treta e vërteta.
"Ancelotti këtë vit do të jeta trajner i Realit. Më herët Perez ka tentuar 2 herë për të bindur atë por që tani mendoj se do të arrijë. Largimi i Mourinhos po flitet se është afër, ne tashmë po mendojmë që të bisedojmë me PSG për largimin e Ancelotti" deklaroj Bronzeti./Indeksonline/