E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozi pëson infarkt, ndërpritet ndeshja

Ndeshja e sotme në kampionatin skocez mes Hibernian dhe Kilmarnock është ndërprerë sot në minutën e 55 të ndeshjes. Shkak për këtë ka qenë shëndeti i një tifozi të Kilmarnock, i cili ka pësuar sulm në zemër.

Ndihmën e parë atij i'a dhanë mjekët e të dy skuadrave të cilat arritën të mbajnë në jetë.

Pas 10 minutave në fushë u fut ambulanca e cila e transferoj tifozin në spital. Pas këtij rasti ndeshja u ndërpre duke respektuar tifozin e rregullt të Kilmarnock./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›