Feston Juve, se është kampion

Juventus nuk i ka zhgënjyer tifozët e saj as në ndeshjen me Palermon duke siguruar titullin në fitoren me Palermon.
Pavarësisht se skuadrës së Palermos i nevojiteshin pikër për mbijetesë, Juve nuk e ka pyetur duke e mposhtur me rezultat 1 me 0.
Vidal shënoj golin e vetëm për Juven në minutën e 59 nga penalltia. Pogba u përjashtua nga ndeshja në minutën e 83 të ndeshjes.
Kështu, tri javë pa përfunduar sezoni në Serie A, Juventusi ka 83 pikë, 14 pikë më shumë se sa Napoli në pozitën e dytë.
Juventusi edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit të 29-të në histori të klubit dhe i duhet vetëm edhe një Scudetto për yllin e tretë në fanellë./Indeksonline/