E Enjte, 5 Nëntor 2026

8122 gra kanë kryer mamografinë falas nga janari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 8,122 gra kanë kryer mamografinë falas, afër vendbanimit, me gjithë kushtet e vështira të epidemisë.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçē, Shkodër, ndërsa në Tiranë kryhet në QSUT, në Maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë.

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat janë në dispozicion të grave  në zona ku nuk ka mamografi sipas kalendarit të ISHP, për të siguruar akses dhe mbulim me shërbimin e mamografisë në të gjithë vendin./ATSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›