E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derdhja e naftës, dështon Top kill

Kompania britanike e naftës, “British Petroleum” ka pranuar se operacioni i saj i fundit për të bllokuar derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, “Top Kill”, nuk ka funksionuar. Pas këtij dështimi, “British Petrolium ” po mendon për një opsion të ri, duke e kthyer vëmendjen tek një thithës. Por metoda e re mund të kërkojë katër ditë ose edhe më shumë, ka deklaruar shefi i operacioneve në “BP”, Doug Suttles, në një konferencë për shtyp në Luiziana.

Nderkohe qe administrata Obama po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale kundër kompanisë naftënxjerrëse, “British Petroleum”, përgjegjëse për ndotjen e Gjirit të Meksikës. Padia mund të ngrihet, për neglizhencë dhe papërgjegjshmëri, duke marrë parasysh veprimtarinë e kompanisë para dhe pas incidentit.

Mijëra ton naftë mendohet të jenë çliruar nga pusi i naftës që prej disa ditësh vazhdon të derdhë “arin e zi” në 1500 metra thellësi në Oqeanin Atlantik, ndërkohë që “British Petrolium ” vetëm tre ditë më parë nisi jetësimin e planit “Top Kill”, i cili nuk solli asnje permiresim te situates.

Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e diel , 30 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›