Hetimi i zgjedhjeve, Dade: Rezoluta e Internacionales Socialiste, apel për qeverinë
Një ditë pas rezolutës së Internacionales Socialiste ku kërkohej hetimi total i zgjedhjeve, deputetja e PS-së Arta Dade deklaron se ky është një tjetër apel drejtuar qeverisë. Dade ka theksuar se Internacionalja Socialiste, duke kërkuar hetimin e materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit ka konfirmuar mbështejten e plotë ndaj PS-së.
“Internacionalja Socialiste është në krah të Bashkimit Europian, lidhur me të gjitha përpjekjet që BE ka bërë së fundmi, duke ju kërkuar palëve në Shqipëri të zgjidhin krizën, e cila ka impaktin e vet, jo vetëm në të gjitha institucionet demokratike të vendit dhe funksionimin e tyre. Por gjithashtu edhe në vonesat që mund ti krijohen Shqipërisë, në axhendën europiane të integrimit në BE” tha Dade.
Komiteti i Internacionales Socialiste të Europës Juglindore i cili u mblodh të shtunën në Tiranë i bëri apel qeverisë ndërmarrjen e hapave për zgjidhjen e krizës e cila rrezikon integrimin e BE. Në fund, Luis Ajala Sekretar i Përgjithshëm i Internacionales bëri publike dhe rezolutën e miratuar nga komiteti e cila kërkonte hetimin e plotë i zgjedhjeve të 28 qershorit.
Elona Gjylmi