Socialdemokratët humbasin zgjedhjet, jep dorëheqjen kryeministri çek

Social-demokratët e krahut të majtë në Republikën çeke nuk kane arritur fitoren e deshiruar në zgjedhjet parlamentare të vendit, partitë e qendrës së djathtë fituan më shumë vota në përgjithësi, duke krijuar paqartësi rreth asaj se kush do ta fitojë qeverinë e ardhshme.
Zgjedhjet e mbajtura në Republikën çeke nuk sollën rezultatin e pritur prej Partisë Socialdemokrate, e pikërisht për këtë arsye lideri i saj dhe ish-kryeministri Juri Parubek dha dorëheqjen.
Parubek deklaroi pas proçesit zgjedhor të ditës së sotme se do të paraqesë dorëheqjen brenda 10 ditëve të ardhshme dhe se vendimi është një iniciativë personale e tij.
Partia Socialdemokrate, megjithë rezultatin e kënaqshëm në krahasim me zgjedhjet e shkuara, prej 22.1 përqind të marrë nuk munden të krijojne nje shumicë qeverisëse.
Zyra e Statistikave beri te ditur se social-demokratët fituan 22.1 për qind të votave, ndërsa rivali i tyre kryesor, Paritia e Qytetarëve Demokratë mori 20.2 për qind.
Rezultatet tregojnë se social-demokratët nuk do të jenë në gjendje për të qeverisur vetëm dhe se mund të mos kenë sukses për të formuar qeverinë e re. Mendohet se partitë e spektrit të djathtë mund të formojnë koalicionin qeverisës.
Adela Zeza