E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derdhja e naftës, qeveria amerikane kërcënon BP-në

Qeveria amerikane kërcënoi koncernin e naftës British Petrolium se do t'i marrë nga duart drejtimin e luftës kundër derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës. Ministri i Brendshëm Ken Salazar shprehu gjatë një vizite në selinë qendrore të koncernit British Petrolium në Houston të Teksasit hidhërimin e tij që kjo ndërrmarrje nuk ka arritur deri tani të ndërpresë derdhjen e naftës në det.

Salazar tërhoqi vërejtjen se nuk janë respektuar afatet e vendosura. Nderkohe qe me heret Drejtori i menaxhimit të kopanisë British Petrolium, Bob Dudley, deklaroi per rrjetin televiziv CNN se koncerni British Petrolium ka qënë e hapur në përpjekjet e saj, por nuk ka qënë në gjendje të masë sasinë e naftës së derdhur. Ai tha gjithashtu se rrjedhja është “katastrofike për çdo punonjës të BP-së” dhe askush nuk është më i preokupuar se sa vetë kompania për të bllokuar rrejdhjen”.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›