E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i dy Koreve, Obama: Rishqyrtim të politikës ushtarake ndaj Phenianit Presidenti i SHBA, Barak Obama

Uashingtoni ka sinjalizuar mbështetje të qartë për mbrojtjen e Koresë Jugore lidhur me akuzat se Koreja Veriore me torpedo e ka fundosur anijen e Koresë Jugore në mars, duke vrarë 46 marinarë. Shtëpia e Bardhë tha se përgjigjja e Koresë Jugore, për t’i ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Korenë Veriore dhe ndaljen e qasjes së anijeve nga ky vend në ujërat e Koresë Jugore, janë “në tërësi përkatëse”. Presidenti amerikan, Barak Obama, po ashtu ka urdhëruar rishqyrtim të politikës ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Phenianit, duke thënë se forcat amerikane do ta ndihmojnë Korenë Jugore “për zmbrapsjen e agresionit të ardhshëm”. Nga ana tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, tha se për rastin e fundosjes së anijes do të kërkoj diskutim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›