E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sinjale për mbështetje për Korenë Jugore


Uashingtoni ka sinjalizuar mbështetje të qartë për mbrojtjen e Koresë së Jugut, përsa i përket çështjes së fundosjes së anijes ushtarake, për të cilën akuzohet Koreja e Veriut. Hetimet më të fundit bënë të ditur se Koreja e Veriut ka qëlluar me silurë dhe për pasojë fundosi anijen ushtarake të Koresë së Jugut, në muajin mars, duke provokuar edhe vdekjen e 46 marinarëve. Shtëpia e Bardhë tha se përgjigjja e Koresë së Jugut, për t'i ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut dhe për të ndalur qasjen e anijeve nga ky vend në ujërat e Koresë së Jugut, janë "në tërësi përkatëse". Presidenti Obama ka urdhëruar frocat e armatosura që të koordinohen me Korenë e Jugut, për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar agresione të ardhshme.
Kështu, presidenti amerikan, Barak Obama, po ashtu ka urdhëruar rishqyrtim të politikës ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Phenianit, duke thënë se forcat amerikane do ta ndihmojnë Korenë e jugut "për zmbrapjen e agresionit të ardhshëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›