E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dërgimi i armëve në Ukrainë, zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes: SHBA e ndërgjegjshme për rrezikun e përshkallëzimit

Nënsekretari për politikën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Dr. Colin Khal, ka deklaruar se SHBA është e ndërgjegjshme për rrezikun e përshkallëzimit të situatës me Rusinë me dërgimin e armëve në Ukrainë.

“SHBA-të janë të ndërgjegjshëm për rrezikun e përshkallëzimit në gjithçka që po bëjmë lidhur me konfliktin në Ukrainë, duke përfshirë vendimin e fundit për t’i dhënë Ukrainës katër sisteme HIMARS, por në fund të fundit Rusia nuk ka një veto mbi atë që SHBA ua dërgon ukrainasve”, u shpreh ai.

Khal shtoi se Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka bërë të qartë se qëllimi nuk është hyrja në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, por theksoi se Rusia nuk mund të vendosë veton mbi atë që SHBA i dërgon Ukrainës.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk kemi ndërmend të hyjmë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ne nuk kemi interes që konflikti në Ukrainë të zgjerohet në një konflikt më të gjerë ose të evoluojë në Luftën e Tretë Botërore, kështu që ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë, por në të njëjtën kohë, Rusia nuk ka të drejtën e vetos mbi atë që ne i dërgojmë Ukrainës”, tha theksoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha presidentit amerikan Joe Biden garanci se Ukraina nuk do ta përshkallëzonte konfliktin nëse SHBA-ja do t’i siguronte Ukrainës sistemet HIMARS, shtoi Kahl.

Shtetet e Bashkuara vendosën t’i dërgojnë Ukrainës katër sisteme HIMARS, ose sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, me rreze rreth 70 kilometra.

SHBA-të ranë dakord t’i siguronin Ukrainës këto armë për sa kohë që Ukraina i siguronte SHBA-së se nuk do të synonin objektiva brenda territorit rus me sistemet e armëve amerikane.

“Ne nuk vlerësojmë se ata kanë nevojë për sisteme që shkojnë qindra e qindra kilometra për luftën aktuale, dhe kështu vendosëm në dërgimin e armëve“, shtoi Kahl./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›