E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritja e çmimeve të karburanteve, qeveria gjermane u jep qytetarëve bileta udhëtimi me vlerë vetëm 9 € në muaj

Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vend për vetëm 9 € në muaj, në një përpjekje të qeverisë për të përballuar koston në rritje të jetesës së qytetarëve.

I gjithë transporti lokal dhe rajonal në trena, autobusë dhe metro përfshihet në nismën e qeverisë. Biletat e lira synojnë gjithashtu t’i bëjnë njerëzit të lënë makinat e tyre dhe të përdorin transportin publik.

Taksa e karburantit është ulur gjithashtu me rreth 30 cent për litër për benzinën, duke ulur çmimet nën 2 euro.

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing i ka përshkruar biletat me vlerë 9 euro në muaj si një mundësi të shkëlqyer.

“Është një sukses që ne kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta“, tha ai.

Edhe pse bileta prej 9 € nuk përfshin udhëtimet ndërqytetëse, është e mundur të kalosh vendin duke përdorur trenat rajonalë./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›