E Martë, 3 Nëntor 2026

Dërgohet në gjyq Eduart Kapri, ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit akuzohet për “shpërdorim detyre”

SPAK dorëzoi sot në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të ish-kryetarit të bashkisë Pogradec, Eduart Kaprit, Besjan Meços, juristit të bashkisë, dhe Besmira Nikos, specialiste në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Të tre ata akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim mbi bazën e provave të mbledhura nga prokuroria pranë gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm në Korçë.

Sipas hetimeve, Eduart Kapri, në rolin e tij si kryetar i bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, kanë lejuar ndërtimin e një objekti 14 katësh nga një shoqëri e cila ka si administrator vëllain e tij, Gëzim Kapri.

Ky ndërtim u lejua në shkelje të ligjeve të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar përfitime të padrejta për shoqërinë ndërtuese./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›