Dergohet ne spitalin e burgut i dhunuari nga policia
Dergohet menjehere per ne spitalin e burgut ne Tirane, i riu Aristidh Gllucaj, i cili, pak dite me pare u dhunua nga policia e Sarandes, gjate shoqerimit per ne komisariat. Mjeket e spitalit te Sarandes, pasi kane konstatuar gjendjen e rende te 19 vjecarit, e kane nisur ate menjehere per ne spitalin e burgut ne Tirane. Aristidh Gllucaj, doli mengjesin e sotem nga reanimacioni i qytetit te Sarandes, per t’u transportuar me autoambulance ne drejtim te qendres spitalore universitare te Tiranes. I riu akuzohej per “kalim te paligjshem te kufirit”. Gjate marrjes ne pyetje nga policia mbi te eshte ushtruar dhune e tejskajshme, duke e demtuar seriozisht shendetin e tij. Dy dite me pare policia me urdher te prokurorise i vendosi prangat oficerit te policise Ardit Hasanbega qe ushtroi dhune mbi te riun.