E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen të rinjtë, shisnin lëndë narkotike në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë aksionit të ndërmarrë nga Antidroga e policisë së Tiranës të quajtur “Kushëriri” u bllokuan 327 gramë heroinë, si dhe u sekuestrua edhe një pistoletë tip “Mini Blow”. Në pranga u vunë Edison Sinani, 23 vjeç, Elis Shahu, 24 vjeç dhe Taulant Mekollari, 22 vjeç. Sipas burimeve të policisë, tre të arrestuarit po lëviznin me një automjet në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet, kur janë përballur me forcat e policisë, të cilët i kanë urdhëruar ata të ndalojnë. Tre të rinjtë nuk kanë bërë rezistencë, po ndaluan dhe iu nënshtruan kontrollit të agjentëve të Antidrogës.

Pas kontrollit të kryer, është arritur që të gjendet edhe droga, e cila ishte e paketuar dhe e fshehur në bagazhin e automjetit. Menjëherë ndaj tre të rinjve u mor masa e arrestit për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Pak kohë më parë, agjentët e Antidrogës së policisë së kryeqytetit kishin siguruar informacione në rrugë operative se këta persona dyshoheshin se merreshim me shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë. Policia u vu në lëvizje për të verifikuar informacionet, por gjatë hetimeve zbuloi se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se furnizonin narkomanët e kryeqytetit. Kjo bëri që policia të angazhohej për arrestimin e tyre. Gjatë hetimeve të ditëve të fundit, agjentët e Antidrogës zbuluan dhe furnizimin e radhës që do të kryenin dy të dyshuarit, ndaj dhe organizuan një operacion për kapjen e të rinjve. Operacioni u realizua në paraditen e ditës së djeshme dhe ku u arrit që të kapej lënda narkotike që ata do të shpërndanin, e cila ishte në sasinë e 327 gramëve heroinë. Gjithashtu u sekuestrua edhe një pistoletë e tipi “Mini Blow”, si dhe një makinë tip “Benz”. Tre të arrestuarit u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pasi u morën në pyetje, iu është komunikuar masa e arrestit.

Të arrestuarit

Edison Sinani, 23 vjeç

Elis Shahu, 24 vjeç

Taulant Mekollari, 22 vjeç

Objektet e sekuestruara

327.4 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë

14 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, e ndarë në 3 qese plastike

1 pistoletë tip “Mini Blow”

4 aparate celulari

1 automjet tip “Benz”

1 peshore elektronike që shërbente për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›