“Dërgoni komisionerët, ndryshe do të përballeni me ligjin”
16/10/2009 Kreu i KQZ-së, Ristani, i dërgon shkresë PS, LSI dhe PBDNJ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar subjekteve zgjedhore që kanë detyrimin të paraqesin propozimet e tyre për anëtarë të komisioneve të zonës së administrimit zgjedhor dhe komisioneve të qendrave të votimit për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit deri të hënën e javës së ardhshme. Në mungesë të reagimit të forcave politike, KQZ-ja mund dhe marrë masa për penalizmin e tyre. Mes subjekteve që ligji i ngarkon me detyrimin për të propozuar komisionerë, por që nuk e kanë respektuar ende këtë dispozitë të Kodit Zgjedhor janë Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut. Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar pjesën më të madhe të emrave për komisionerë. “Sot është nisur shkresa e dytë nga unë si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u kujtohet në radhë të parë detyrimi ligjor dhe u kërkohet zbatimi i tij, por deri tani nuk ka përgjigje me shkrim. Sigurisht që dhe institucionet ndërkombëtare që kanë impakt në zgjedhje kanë marrë dijeni për këto shkresa. Besoj se të hënën do të kemi një reagim ndryshe pastaj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, - tha Arben Ristani, kreu i KQZ-së. Ai nënvizoi qëndrimin tolerant të institucionit që drejton, duke theksuar se vonesat në emërimin e komisionerëve kanë ndodhur edhe në proceset e mëparshme. Kodi Zgjedhor në nenin 29 të tij përcakton ndërhyrjen e KQZ-së për zgjidhjen e situatës. “Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë u kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e
numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje”, - thuhet në këtë nen. Për sa u takon sanksioneve, në nenin 171, pika 5 thuhet se “shkelja e rregullave të tjera dhe afateve të parashikuara në pjesën II të këtij kodi kur nuk përbën shpërdorim të detyrës, sipas nenit 248 të Kodit Penal, dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 100 000 lekë. Gjoba vendoset nga titullari i institucionit, përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra përkatëse e financës”.
PBDNJ do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Vendimi është marrë nga strukturat e partisë dhe përcjellë për mediet nga sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis. “Megjithëse jemi parti opozitare dhe marrim pjesë në protestat përkrah Partisë Socialiste për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, PBDNJ-ja do të bëhet pjesë e garës zgjedhore në 5 njësi të qeverisjes vendore më 15 nëntor”, - tha ai. Solis tha se kryesia e PBDNJ-së është duke bërë përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do t’i paraqiten KQZ-së për këto zgjedhje.
Neni 29
Përbërja e KZAZ-së
1. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja sipas procedurës së mëposhtme:
a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë;
Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni.
Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e
numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.