E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri në mesditë votuan 40 % e zgjedhësve

TIRANË- Nga të dhënat paraprake mësojmë se deri në mesditë (ora 13:00-14:00) kanë votuar afro gjysma e zgjedhësve. Nga të gjitha qarqet shihet qartë se përqindja më e lartë e votuesve është shënuar në qarkun e Shkodrës. Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00.

Tabela

Berati 35 për qind

Vlora 34 për qind

Shkodra 50 për qind

Korça 30 për qind

Elbasani 40 për qind

Lezha 42 për qind

Dibra 40 për qind

Durrësi 38 për qind

Kukesi 50 për qind

*****

Berisha për pjesmarrjen në votime dhe Ramën

ora : 13:00


TIRANE- Deri ne oren 13:00 kane votuar 40 per qind e zgjedhesve. Lajmin e beri te ditur kryeministri Berisha i cili tha se pjesmarrja eshte e kenaqshme. Sipas tij perqindja me e larte shenohet ne Tirane.

Kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e parë për shtyp nga selia e Kryeministrisë në ditën e zgjedhjeve. Ai tha se "zgjedhjet po ecin shumë mirë, por nëse ka patur incidente apo jo këtë do ta thonë vëzhguesit e OSBE/ODIHR". Ai tha se "jam ketu sepse nuk mund të rri pa përshëndetur qytetarët shqiptarë që kanë dalë masivisht për të votuar, për të vulosur të ardhmen e tyre".

Më tej ai iu përgjigj interesimit të gazetareve, për monitorimin që po iu bën PS qendrave të votimit me anë të kametareve. "Ai tha se "Lideri i PS nuk mund ti lërë dot çmikat as sot, por nuk ka arritur të filmojë gjë, se i ka harruar kamerat pa bateri".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›