E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në numrin 044081050 ka ardhur denoncimi për zv.ministrin Strazimiri

Sipas zëdhënëses të Partisë Socialiste, në numrin 044801050 është denoncuar zv.ministri i cili, sipas denoncimit, ka hyrë në një qendër votimi në Tiranë duke ushtruar presion. Imeraj ka rikujtuar shqiptarët se “mbeten ende 2 orë për të bërë histori me votë”.TIRANE- Partia Socialiste ka bërë publik denoncimin për zv.ministrin e brendshëm Gent Strazimiri, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion nga PS. Sipas zëdhënëses të Partisë Socialiste, në numrin 044801050 është denoncuar zv.ministri i cili, sipas denoncimit, ka hyrë në një qendër votimi në Tiranë duke ushtruar presion.

“I bëjmë thirrje kryeministrit të vërë rend në ministrinë e Rendit dhe të largojë kandidatët për deputetë te tij që drejtojnë atë ministri nga çdo qendër votimi” thekson Partia Socialiste.
Ndërkohë, zëdhënësja Imeraj ka rikujtuar shqiptarët se “mbeten ende 2 orë për të bërë histori me votë”.

“Numri 044801050 është në dispozicionin e çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë në gjetjen e qendrës së votimit apo që ndeshet me presione e kërcënime të mundshme njerëzish me pushtet. Shkoni në votime dhe mos harroni numrin 044801050 për çdo problem” theksoi Imeraj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›