Dermatologjia në kushte mizerabël, korridoret shndërrohen në dhoma për pacientët
Kushtet në të cilat mjekohen të sëmurët në pavijonin e dermatologjisë në QSUT janë tepër problematike. Jo vetëm për shkak të mungesës së medikamenteve gjë e cila është kthyer kohët e fundit në makth për të sëmurët e të afërmit e tyre, por në ambientet
e pavijonit të sëmundjeve të lëkurës, vihen re qartë korridoret e shndërruara në dhoma e të ndara me kartonë nga stafi mjekësor. Pavijoni i Dermatologjisë në QSUT, për shkak të infeksioneve e virozave të stinës është tejet i mbipopulluar ditët e fundit. Sipas mjekëve për shkak të rasteve të shumta që mund të shkojnë në ditë rreth 80 të tilla edhe krevatet janë të zënë e ata janë të detyruar që shumicën pacientëve duhet ti dërgojnë në shtëpitë e tyre. Në lidhje me këtë mjekët e këtij pavijoni thonë për gazetën se në brendësi të këtij shërbimi nga drejtoria nuk është kryer asnjë rikonstruksion edhe pse janë kërkuar me dhjetëra herë që të merren masa për shtimin e hapësirës e rregullimin e mureve pasi në të gjitha dhomat ka lagështirë. Një tjetër problem në këtë pavijon mbetet mungesa e mjeteve të punës për stafin mjekësor i cili ë shumë raste kur ka ndonjë urgjencë vihet përpara përgjegjësive. Sipas mjekëve infeksionet e lëkurës të shkaktuara nga plazhi kanë mbushur repartin e dermatologjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"