Derri që mendon se është qen
Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 09:55
Ecën me shkathtësi nëpër tunele, kapërcen me lehtësi pengesat dhe “driblon” shkëlqyeshëm piketat.
Duket sikur bëhet fjalë për një qen të stërvitur mirë, por në fakt është një… derrkuc. Zonja Williams, një stërvitëse kafshësh në Uells, thotë se Louie ishte më i vogël se derrkucët e tjerë kur e mori 3 muajsh.
“Një ditë, kur po stërvitja qentë për të hyrë në tunel, Louie ishte i pari që e bëri këtë gjë. Hera e parë që shihja një derrkuc që ishte më i mirë se një qen”, shprehet stërvitësja, transmeton TCH.