E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti ka edhe një xhirim

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 17:40

Ish-ministri Dritan Prifti ka në dispozicion një video të dytë, që mund të përbëjë skandal për mazhorancën. Ai ka bërë të ditur se ka në dispozicion materiale dhe një video të dytë, që komprometon pjesëtarë të mazhorancës së sotme në afera të korruptive dhe se do t’i bëjë publike në ditët e ardhshme.

Duke folur në një tryezë të opozitës, Prifti ka kërkuar mbështetjen e tyre pasi, siç është shprehur, nuk mund të vazhdonte më tutje i vetëm. Prania e Priftit në tryezën e opozitës ka shkaktuar jo pak reagime mes anëtarëve të këtij grupimi.

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela është shprehur se Prifti duhet pranuar vetëm në cilësinë e një bashkëpunëtori me drejtësinë, por jo si pjesë e qenësishme e aksionit politik.

Ndërkaq, disa deputetë socialistë kanë thënë se nuk do ta pranojnë anëtarësimin e Priftit në grupin parlamentar socialist. Prifti dëshmoi të martën në Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me videon e parë. Sipas tij, Prokuroria nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e videos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›