E Diel, 1 Nëntor 2026

Dervishaj Nuk do te kete mungese energjie kemi marre masa qe tiu pergjigjemi

Tirane 27 dhjetor NOA-Zevendes ministri i e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Sokol Dervishaj deklaroi se jane marre te gjitha masat qe te mos mungoje energjia ne ditet e festave.

Furnizimi pa nderprerje me energji elektrike te qytetareve ne festat e fundvitit ishte garancia e zevendesministrit te METE-s.

Ai tha para mediave se si KESH-i ashtu edhe OST-ja jane ne gadishmeri te plote per festat e fundvitit ne menyre qe qytetaret shqiptare ti kalojne pa probleme.
Duke vijuar me tej ai u shpreh se eshte hartuar edhe nje plan masash per perballimin e ngarkeses.

Drevishaj siguroi gjithashtu se METE eshte ne kontakt te vazhdueshem edhe me CEZ-in ne menyre qe kjo kompani te plotesoje me perpikmeri detyrimet ndaj konsumatorit.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›