E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta për tokat në bregdet

Banoret e fshatrave te Bregut ne Vlorë i vene afat qeverise fundin e janarit për zgjidhjen e çështjes se pronave, ne te kundërt kërcënojnë me mosbindje civile, duke filluar nga bllokimi i rrugëve, shkollave e deri tek bojkotimi i zgjedhjeve. Qindra banore te Dukatit, Orikumit e Tragjasit kane bllokuar për gjysme ore bulevardin e Orikumit. Ata kane akuzuar qeveritaret për korrupsion me tokat qe pretendojnë se u përkasin atyre. Protesta e pak kohëve me pare ne dukat përfundoi me përleshje fizike mes banoreve dhe forcave Renea e atyre te rendit. Banoret e Orikumit kërkojnë zgjidhje te çështjes se pronave sipas ligjit 7501, ndërsa ata te Dukatit këmbëngulin për njohjen e pronësisë për tokat në gadishullin e Karaburunit, dhe ne Llogara me pretendimin se i kane te trashëguara dhe me dokumentacion.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›