Ministri Vasili inauguron spitalin e Lushnjes premton skaner cilesor

Lushnje 27 dhjetor NOA- Ministri Shendetesise Petrit Vasili me ftese te kryebashkiakut te Lushnjes Albert Sanxhaku ka zhvilluar nje vizite ne qytetin e Lushnjes.
Gjate kesaj vizite ai eshte njohur me problematiken ne sektorin shendetesor ndersa ka evidentuar prioritetet e investimeve me qellim krijimin e nje sistemi shendetesor modern.
Bashkia e Lushnjes eshte nje nga bashkite me te rendesishme si ne pikpamje te peshes ekonomike ashtu dhe te asaj sociale dhe demografike tha Ministri Vasili.
Qellimi i vizites time eshte te njihem nga afer me disa kerkesa ne planin infrastrukturor te cilat kryetari i bashkise i kishte evidentuar nga kontakti i tij i drejtperdrejte me institucionet e shendetit paresor shtoi ministri Vasili.
Ai vleresoi si me prioritar permiresimin infrastrukturor dhe rritjen e cilesise se sherbimit paresor si nje sherbim i drejtperdrejt me komunitetin.
Ai prezantoi ndertimin e spitalit te ri ne Lushnje si dhe pajisjen e tij me aparaturat bashkekohore dhe specializimin e personelit mjekesor.
Sipas tij sherbimi spitalor dhe ai paresor duhet te ecin paralelisht per te krijuar keshtu nje berthame te re te sistemit shendetesor modern.
Ne perfundim ministri i Shendetesise beri me dije se ne fillim te vitit Spitali i Lushnjes do te pajiset me nje skaner cilesor dhe pajisje te tjera spitalore nderkohe qe do te vazhdoje specializimi i personelit brenda e jashte vendit.
a.y/NOA