Shkodër, ngordhja masive e bagëtive

Veç dëmeve ne banesa, vërshimi i ujit ne zonën e Nenshkodres shkaktoi ngordhjen e mijëra bagëtive e shpendëve. Për te përfituar dëmshpërblim, ata nuk pranojnë te groposin kafshët, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe te fëmijëve nga epidemitë. Grupet e verifikimit nuk kane mbërritur ende ne zonat e përmbytura, ndaj fermerët po mbajnë bagëtitë e ngordhura për te përfituar nga fondi i dëmshpërblimit. Një tjetër problem, qe shqetëson sidomos fermerët e Trushit, është mungesa e ushqimit për kafshët qe kane mundur te shpëtojnë, duke i strehuar ne dhomat e tyre. Gjate përmbytjes është shkatërruar e gjithë baza ushqimore, ndërsa ndihmat sipas banoreve kane qene qesharake, nga 2-3 kg koncentrat për familje.
Shpërndaje