E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: Rama nuk la sekretarine te numeronte votat

Luljeta Ndoka

Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Sokol Dervishaj ka shpjeguar dje edhe nje here publikisht se cili ishte shkaku, pse u detyrua te shperndante mbledhjen e Keshillit Bashkiak, ende pa perfunduar procesi i votimit. Dhe duket se ky shkak, mban pikerisht emrin e kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama. Kesisoj, numerimi me ze te larte qe Rama i beri votave te keshilltareve bashkiake, eshte shkelja e procedurave qe zhvlereson te gjithe votimin e parmbremshem per projektbuxhetin. Nderkohe, qe Sokol Dervishaj, kryetar i Keshillit Bashkiak eshte shprehur se jo te gjithe keshilltaret ,kane ushtruar te drejten legjitime te votimit. "Votimi i dy neteve me pare shumezohet me zero. Ka ndodhur nje anomali e pazakonte ne mbledhjet e Keshillit, sepse nuk jane respektuar procedurat dhe rregullorja e tij", tha Dervishaj. Ai sqaroi dje se Neni 19 i rregullores percakton detyrat e sekretarise se Keshillit Bashkiak. "Pika 2 sqaron se sekretaria ka keto detyra: Te njoftoje kryetarin per pjesemarrjen e keshilltareve ne mbledhje, numeron votat e keshilltareve qe marrin pjese ne votim te hapur dhe njofton kryetarin per rezultatin e tij. Praktikisht, kjo procedure nuk eshte zbatuar sepse kryetari i baskise, mori persiper edhe detyren e sekretarise se Keshillit, nderkohe qe ne salle u shkaktua nje kaos dhe votimi nuk perfundoi", tha Sokol Dervishaj, kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes. Ai ka kerkuar negocim mes paleve, si dhe gjetjen e nje zgjidhjeje emergjente per kete ceshtje. Nderkohe, qe kreu i Keshillit Bashkiak, Dervishaj, ka deklaruar se do te kerkonte votim nominal ne mbledhjen e radhes. "Palet te ulen ne dialog, te gjejne zgjidhjet me te mira te mundshme, te reflektohet per aq sa eshte e nevojshme dhe e domosdoshme dhe sa me pare te vijne perseri ne kete salle dhe me nje kulture te ndryshme komunikimi", vijoi ai. Dy net me pare, Keshilli Bashkiak eshte kthyer ne nje arene akuzash PD-PS-LSI. Kryetarja e grupit te Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi, tha se Rama nuk ka asnje informacion mbi ato qindra flete buxheti qe ka firmosur, pasi stafin e ka te paafte. Sipas Kryemadhit, te detajuara ishin vetem gjysma e investimeve, te buxhetit 2009. Ndersa kryebashkiaku ka pretenduar se buxheti eshte me i miri i propozuar ndonjehere dhe se ai, nuk do te ndryshoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›