LSI: Rama synoi blerjen e votave te keshilltareve demokrat
Levizja Socialiste per Integrim ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per blerjen e votave te keshilltareve demokrat. Nepermjet nje prononcimi, Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, deklaroi se ne votimin e fundit te buxhetit nepermjet nje tentative manipulative, Rama synoi te blinte votat tek e djathta per te kaluar buxhetin e tij abuziv dhe korruptiv. Duke iu referuar kontestimit per numrin e keshilltareve qe votuan pro, Vasili theksoi se "keshilli bashkiak ka proceduren e tij te votimit, sekretarine e cila numeron votimin dhe shpall votat dhe nuk eshte Edi Rama qe edhe numeron, dhe miraton, dhe nxjerr rezultatin e votimit".