Pronari i lokalit ther mesuesin
A.Ndoja
PESHKOPI- Nje mesues eshte vrare brenda nje lokali ne qytetin e Peshkopise, kurse policia ndaloi si te vetmin autor te dyshuar, pronarin 25-vjecar. Goditjet e forta me thike, kane bere qe 58-vjecari Hekuran Kaleci te nderronte jete pa qene nevoja per t'u derguar ne spital. Ngjarja ndodhi ne qender te qytetit te Peshkopise rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem. Policia ndaloi te dyshuarin Dorjan Ishkurti pas krimit, ndersa mori masa per te ruajtur te dyja familjet nga ndonje hakmarrje e mundshme.
Mbremjen e se martes, Hekuran Kaleci, i njohur edhe si mesues, kishte shkuar ne lokalin e lagjes se tij qe ishte ne pronesi te dy vellezerve Ishkurti. Aty eshte ulur ne nje prej tavolinave, kurse pak metra me tej gjendeshin edhe pronaret e lokalit se bashku me disa shoke. Qendrimi ne lokal ka vazhduar deri rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, kur dhe per shkak te sasive te medha te alkoolit, ata pak kliente kane nisur te fyejne dhe te shajne njeri-tjetrit. Ne keto caste Dorjan Ishkurti, duke mos kontrolluar dot veten, eshte grindur me 58-vjecarin Kaleci, duke e ofenduar dhe fyer. E menjehershme, mesohet se ka qene kunderpergjigjja e mesuesit dhe per minuta te tera ka vijuar sherri mes tyre, derisa 25-vjecari ka marre nje thike ne banak dhe i eshte afruar klientit, duke e goditur pa nderprerje ne trup. Plaget e shumta i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme 58-vjecarit, qe eshte derguar drejt spitalit te Peshkopise. Autori i dyshuar eshte ngritur menjehere duke u larguar me shpejtesi nga lokali, per te mos rene ne duart e policise. Per krimin eshte njoftuar komisariati, ndersa trupi i te ndjerit u dergua ne morg. Mjeket thane se plaget ishin te thella dhe kishin prekur organe jetesore te te ndjerit. Hemoragjia dhe demtimet i kane shkaktuar vdekjen Kalecit, trupi i te cilit eshte terhequr po dje nga te afermit. Policia e Peshkopise ngriti nje grup hetimor per ngjarjen. Ne komisariat jane shoqeruar 5 persona, kliente te lokalit dhe vellai i te dyshuarit. Pas disa oresh kerkime eshte vene ne pranga edhe 25-vjecari Dorjan Ishkurti, i cili ne deshmine e tij eshte shprehur se nuk mbante mend cfare kishte bere, pasi kishte qene i dehur. Burime zyrtare te policise bene me dije se shkak per ngjarjen eshte bere nje fyerje banale qe ka degjeneruar deri ne pergjakje. Por ne kete krim sipas hetuesve ka ndikuar edhe konsumimi i tepert i alkoolit. Policia nuk beri te ditur shkaqe te tjera qe mund te kene cuar ne kete ngjarje te rende, qe ka tronditur qytetin. Ishkurti akuzohet per vepren penale te "vrasjes".
Deshmitari
Nje prej deshmitareve te ngjarjes eshte edhe vellai i autorit te dyshuar te vrasjes, Janaq Ishkurti. Ai ka qene ne lokal se bashku me Dorianin kur ka ndodhur ngjarja, ndersa nuk ka mundur dot, qe ta parandaloje aktin. I dyshuari gjate ndalimit nuk ka bere asnje rezistence ndaj uniformave blu.
Dyshimet
Nuk behet e ditur nese ka pasur arsye te tjera te meparshme, qe kane sherbyer per vrasjen e Hekuran Kalecit, ndersa po hetohet per nje konflikt te mundshem te meparshem midis viktimes dhe te dyshuarit. Ora e vone kur ka ndodhur krimi, dehja me alkool dhe deshmitaret e paket, veshtiresojne hetimin per ngjarjen.
Hakmarrja, patrulla policie tek dy familjet
Policia e Peshkopise mori mengjesin e djeshem masat e menjehershme, pas identifikimit dhe arrestimit te autorit te krimit. Dy patrulla jane vendosur ne banesat e familjeve, Kaleci dhe Ishkurti, per te shmangur nje hakmarrje te mundshme te castit, pas vrasjes se mesuesit 58-vjecar. Nderkohe qe ekziston frika e ndonje konflikti te mundshem dhe po hetohet rreth shkaqeve te verteta te ngjarjes se rende.